Politike

VD-Cilësohet si 'deputet i pavarur'/ Flamur Noka nxehet: Të jetë hera e fundit që e shoh emrin tim ashtu...

Flamur Noka i është drejtuar kryetares së Kuvendit me tone të ashpra Lindita Nikollës, e cila iu referua si deputet i pavarur. Madje kërkoi me ngulm që të vendoset në radhët e grupit parlamentar të PD-së. 

8 Shtator 2022, 13:20 Nga k.m.
VD-Cilësohet si 'deputet i pavarur'/ Flamur Noka nxehet: Të
Flamur Noka

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka është shfaqur i nervozuar në Kuvend. Gjatë seancës parlamentare, nga foltorja e Kuvendit, Noka i është drejtuar kryetares së Kuvendit me tone të ashpra Lindita Nikollës, e cila iu referua si deputet i pavarur. Madje kërkoi me ngulm që të vendoset në radhët e grupit parlamentar të PD-së. 

"Zonjë jeni kryetare e Kuvendit, kur një deputet ta shënoni jashtë grupit duhet t'i referoheni KQZ. Demokratët më kanë zgjedhur si deputet të tyre. Nuk më ka zgjedhur Ali Basha. Më kanë zgjedhur demokratët. Unë në KQZ kam qenë dhe jam deputet i PD. Cili nen i Kodit Zgjedhor, i rregullores i jep të drejtësë shërbërtorit të Edi Ramës se kush jam unë. Kush jam unë e dinë demokratët e Paskuqanit, Kamzës, Vorë që më kanë votuar. Nuk mund të më caktojë askush. Më tregoni qoftë edhe një vendim. Nxirreni dhe u thoni shqiptarëve, ja ku është ky vendim. Kush jeni ju? Të jetë hera e fundit që e shoh emrin aty të nënshkruar si të pavarurur. Nuk dua,"- i është drejtuar Noka, kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla.

Nikolla ka sqaruar se ai është i përjashtuar nga grupi parlamentar i PD-së.

"Emri juaj shënohet kështu sepse grupi Parlamentar i PD-së ju ka përjashtuar, dhe ju e dini shumë mirë se përse ua shënojmë kështu. Nëse doni që këtë problem ta transferoni te ne në rregull,"- ka thënë Nikolla. Largimi i tij nga grupi parlamentar u bë nga ish-kryedemokrati Lulzim Basha pasi iu bashkua grupit të mbështetësve të Sali Berishës. 

flamur noka seance plenare 8 shtator 2022

Sondazh

Poll