Politike

Mattarella: Shqipëria është kryesore në Europë, do ju mbështesim në rrugën drejt integrimit në BE

Mattarella deklaroi se Italia do të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit në BE. 

8 Shtator 2022, 11:27 Nga A.B
Mattarella: Shqipëria është kryesore në Europë, do ju
Mattarella

TIRANË- Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella u prit ditën e sotme nga presidenti i vendit, Bajram Begaj. Gjatë konferencës së përbashkët, Mattarella u shpreh se Shqipëria është vend kyç në Europë. Më pas ai shtoi se Italia do të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit në BE. 

'Shkëmbimet tona janë rritur jo pak dhe Shqipëria është pjesë e përfitimeve që vijnë nga marëdhnëia me dy vendet. Shqipëria është një partnere e rëndësishme në rajonin e Ballkanit, i ka të gjitha kushtet që ky bashkëpunim të konkretizohet në investime. Shkëmbimet kulturore janë të rëndësishme e jo vetëm. Marrë në konsideratë se këto bashkëpunime kanë qënë të vijuara në kohë. Komuniteti Arbëresh ka qënë aktiv në Itali. E ardhmja e Shqipërisë është Europa. Pa Ballkanin, Europa do jetë e paplotësuar. Shqipëria është kryesore në Europë, ne do jemi gjithmonë pranë Shqipërisë sa i përket integrimit të saj në BE. Padiskutim dhe lufta është një problem i madh, ne do të kërkojmë integritet dhe sovranitet, kështu dhe perspektiva europiane. Italia duhet të bëjë një presion për sanksionet ndaj Rusisë. Shpresojmë që kjo të realizohet e më pas të gjendet zgjidhja përfundimtare. '- tha presidenti. 

sergio mattarella ne tirane

Sondazh

Poll