Politike

VD-I vëmendshëm me lajmet e "showbizz"/ Balla 'me mendjen' tek dasma e Shkëlzenit dhe Arminës: Lajm i madh

Moderatorja Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha do të martohen së shpejti. Taulant Balla e komentoi në Kuvend.

8 Shtator 2022, 12:58 Nga A.B
VD-I vëmendshëm me lajmet e "showbizz"/ Balla 'me
Taulant Balla

TIRANË- Dasma e shumëpritur mes Shkëlzen Berishës e bloggeres Armina Mevlanit u komentua në Kuvendin e Shqipërisë. Gjatë fjalës së tij në foltore, kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla u shpreh se përbetimet e Berishës se do të rikthehen në shtator më të fortë nuk janë asgjë para lajmit të madh të dasmës, duke iu referuar asaj të djalit të kryedemokratit Sali Berishës, Shkëlzenit.

'Sa për tradhëtira e marrëzira është në turpin e këtij Kuvendi që një non grata nga SHBA e MB e mos u habisni dhe nga BE, vazhdon të livadhisë i qetë, ndërkohë që nga gjithë ai përbetim se opozita do bëjë namin në shtator, vetëm dasma do të jetë lajmi i madh'- tha Balla.

Moderatorja Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha do të martohen së shpejti! Lajmin e ka konfirmuar mbrëmjen e djeshme blogerja në “Goca dhe Gra”, teksa tregoi edhe detaj të tjera nga dasma e shumë pritur. Armina tha se dita e kurorëzimit do të jetë në fund të shtatorit, por pa zbuluar ende datën.

taulant balla armina mevlani shkelzen berisha

Sondazh

Poll