Politike

VD-Taulant Balla e paralajmëron: Sali Berisha shumë shpejt shpallet “non grata” edhe nga Bashkimi Europian

Sipas Ballës, së shpejti do të vijë një mesazh edhe nga ana e Bashkimit Europian.

8 Shtator 2022, 13:03 Nga k.m.
VD-Taulant Balla e paralajmëron: Sali Berisha shumë shpejt shpallet
Taulant Balla

TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla duket se "shënjestrën" e tij kryesore ka ish-kryeministrin Sali Berisha. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balla paralajmëroi se Berisha do të shpallet sërish "non grata". Sipas Ballës, së shpejti do të vijë një mesazh edhe nga ana e Bashkimit Europian.

"Është për turpin e këtij kuvendi që një “non grata” të shpallur nga SHBA, dhe Britania e Madhe dhe mos u habisni edhe nga BE,"-tha ai.

Ndërsa deri më tani, Berisha është shpallur "non grata" nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe. 

taulant balla seance plenare 8 shtator 2022

Sondazh

Poll