Politike

VD-Konfiskimi i kateve dhe ndërtimeve pa leje, Rama-opozitës: U zhytët në pishinat e Irfanit, na ndihmoni! Denonconi dhe ju!

Edi Rama tha se të gjitha ndërtimet pa leje që do të konfiskohen dhe do të shkojnë për përdorim publik, Rama tha se nuk kanë kuptuar asgjë por do të hapë një kurs për t’i mësuar leximin.

8 Shtator 2022, 11:42 Nga k.m.
VD-Konfiskimi i kateve dhe ndërtimeve pa leje, Rama-opozitës: U
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ironizuar opozitën dhe për reagimet e tyre pas aksionit të IMT në pishinat e ‘Prestige Resort’, duke mos u ndalur me aq. Nga foltorja e Kuvendit, Rama tha se të gjitha ndërtimet pa leje që do të konfiskohen dhe do të shkojnë për përdorim publik, Rama tha se nuk kanë kuptuar asgjë por do të hapë një kurs për t’i mësuar leximin. Por nga vendi, Gazment Bardhi i tregonte foton e një pallati duke e akuzuar Ramën si aksioner. 

PJESË NGA DEBATI: 

Rama: Për ta mbyllur që jemi tek Europa. Urime që jeni tharë pasi u zhytët për 3 ditë në pishinat e Irfan Hysenbelliut. Sa i përket ndërtimeve pa leje, jemi në një kohë kur këto janë shfaqet e fundit të brutalitetit kapitalist. Kur e kemi nisur ne punën, ndërtimet pa leje dhe pallatet me kate shtesë ishin pa fund. Sot në Tiranë numri i tyrë është i vogël por janë aty. Se çdo bëjmë ne, i shikoni në ditët në vijim. Ose do i blejnë me indeksim, ato para do i çojmë tek Fondi i shpronësimit, ose do e dhurojmë, ose do të konfiskohen. Pra thelbi është... po po sikur ne të kishim mendt tuaja, Shqipëria do ishte atje ku e latë. Nuk e ndjeni por po zhyteni poshtë e mëposhtëm. Askush të mos e çojë ndër mend që të bëjë kate shtesë se do i shkojë shtrenjtë. Përfituesit do të jenë ata të pastrehët, ose shteti që do i marrë për mjedise pune. Kjo do ndodhë në Tiranë, e kudo.

Gazment Bardhi: Pse s'ka ndodhur deri më tani?

Rama: Ka ndodhur gjatë gjithë kohës. Po të ishin zgjidhur të gjitha, nuk do të kishit nevojë për mua. Jam këtu se nuk i kam zgjidhur të gjitha. E kuptuat? Jo. S'ka gjë. Cilën kam dhënë unë?

Gazment  Bardhi: Kjo ka 5 kate shtesë.

Rama: Nuk ka asnjë kat, zgjerim, që nuk do i kthehet popullit shqiptar, le ta ketë bëjë kush të dojë. Jeni të lutur të jepni informacion, por me ju ka një problem, nuk dini të lexoni. Me paratë që do mblidhen nga denoncimet tuaja, do hapim kurs për leximin.

edi rama shembjet ne prestige resort seance plenare 8 shtator 2022

Sondazh

Poll