Politike

VD-'Kush tund paketa dhe flet...'/ Rama-opozitës: Energjia elektrike në ato vende pritet 8 orë në ditë

Rama tha se në vendet e përmendura nga opozita, energjia pritet që të mungojë për rreth 6 deri në 8 orë. 

8 Shtator 2022, 11:40 Nga A.B
VD-'Kush tund paketa dhe flet...'/ Rama-opozitës: Energjia
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama kërkoi nga opozita që të mos bëjë më krahasime me vendet e tjera për menaxhimin e krizës energjitike. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Rama tha se në vendet e përmendura nga opozita, energjia pritet që të mungojë për rreth 6 deri në 8 orë. 

'Për ata që na tundin paketat që dalin këtu dhe atje, shënoni që energjia elektrike në këto vende pritet 6-8 orë në ditë. Nëse do e prisnim aq energjinë do bënim edhe paketa më në dukje bindëse. Duam ta mbajmë inflacionin sa më të ulët. Duam të mos e prekim çmimin e energjisë, e ata që kanë shumë para, ta paguajnë. Të tjerët të kursejnë. Duam të japim mbështetje atyre që kanë më pak. E gjitha kjo është një paketë që shfaqet dhe mbaron por është aty në afat të gjatë. Do rrisim përsëri pagën minimale. Nuk do ketë pagë më pak se 34 mijë lekë.'- u shpreh Tabaku.

edi rama seance plenare 8 shtator 2022

Sondazh

Poll