8 Shtator 2022, 12:44
Nga A.B
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi ditën e sotme se së shpejti do të ngrihet një komision i posacëm për procesin e anëtarësimit të vendit drejt BE-së. Po ashtu, Balla shtoi se fton në këtë komision opozitën duke çmuar ndihmën e tyre. Ai tha se së bashku mund të rrisin kontrollin parlamentar mbi këtë proces.
'Nga sot, e për shumë breza këto flamuj do të qëndrojnë bashkë. Rruga e Shqipërisë drejt anëtarësimit të BE mori më 19 korrik një etapë tjetër. Ata që e njohin procesin e dinë se ky mbyllet me një marrëveshje. Të sjellësh këtu të gjithë vrerin që buron kundër Shqipërisë, nuk do bëj ndërhyrje me parafolësin por me ato të opozitës, parafolësi ka bërë cdo herë gjithçka kundër interesave të Shqipërisë.
Në foltoren e Kuvendit, e bëri Alibeaj që tha se u mor ky vendimi me 3 fjalë ndërkohë që kjo gjëja sot është objekti e çështja që merr vëmendjen në të gjitha mediat botërore. Falenderoj partnerët strategjik që kanë reaguar, kur Shqipëria ishte objektivi i një sulmi, tani e tutje do fillojmë të mësohemi, kur u godit Britania u habitën të gjithë sesi u paralizua transporti dhe rrjeti. Shqipëria në 15 korrik u godit nga një sulm i sofistikuar që dështoi në mënyrë të suksesshme. Ata që nxituan të dilnin në konferenca shtypi, dënonin qeverinë, po sot ca do thonë? Asnjë nga ju e sigurtë nuk mban krahun e Iranit. Qeveria mori dje një vendim të vështirë që është i bazuar në prova konkrete, ku morën pjesë grupet e terrorizmit kibernetik. Ka pasur sulme ndaj disa shteteve të tjera. Nuk ka dyshim se pas këtyre sulmeve fshihet Irani. Nëse unë do kisha qënë në opozitë, gjënë e parë do të thoja se është një moment ku duhet të jemi të gjithë bashkë. Për çështjet e integrimit e sigurisë kombëtare ne nuk duhet të kemi dallim.
Dua ti bëj thirrje cdo institucioni që ne duhet ta zbatojmë urgjentisht ligjin që sot ratifikohet nga Kuvendi. Ne sot ngrejmë një komision të posacëm për të ndryshuar dhe për të përcasur rolin e Kuvendit të Shqipërisë për procesin e anëtarësimit. Ku mirëpres rolin e pazëvendësueshëm të opozitës. Së bashku të vijojmë të rrisim kontrollin parlamentar mbi këtë proces, të tregojmë se Kuvendi ka rolin e udhëheqjes së këtij procesi. Kuvendi është i vetmi autoritet që ka forcën të kontrollojë ligjet.'- tha Balla.
taulant balla seance plenare 8 shtator 2022
Politike
8 Shtator 2022, 12:45
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama se ka vepruar në favor të Serbis...
Politike
8 Shtator 2022, 11:19
f.g
Albin Kurti dhe Edi Rama
TIRANE- Qeveria shqiptare shpalli sot Paketën e Dytë të Rezistencës Sociale me një total prej 6.1 miliard...
Politike
8 Shtator 2022, 12:00
A.B
Jorida Tabaku
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku deklaroi ditën e sotme se paketa e vendosur nga Qeveria shqiptare pë...
Politike
8 Shtator 2022, 11:43
A.B
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj iu drejtua kryeministrit Edi Rama duke i thënë se në fja...
Politike
8 Shtator 2022, 11:42
k.m.
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ironizuar opozitën dhe për reagimet e tyre pas aksionit të IMT në pishinat e ‘Pre...
Politike
8 Shtator 2022, 11:40
A.B
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama kërkoi nga opozita që të mos bëjë më krahasime me vendet e tjera për menaxhi...
Politike
8 Shtator 2022, 11:27
A.B
Mattarella
TIRANË- Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella u prit ditën e sotme nga presidenti i vendit, Bajram Begaj. Gjatë konferenc&...
Politike
8 Shtator 2022, 11:33
k.m.
Helidon Bushati dhe Edi Rama
TIRANË- Ndërhyrjet e Helidon Bushatit nga vendi, nuk i kanë pëlqyer kryeministrit Edi Rama. Teksa Rama, p...
Politike
8 Shtator 2022, 11:26
k.m.
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Enkelejd Alibeajt në Kuvend lidhur me krizën ekonomike në ven...
Politike
8 Shtator 2022, 11:19
A.B
Bajram Begaj
TIRANË- Presidenti Bajram Begaj priti ditën e sotme në një vizitë presidentin e Italisë Sergio Mattarellan. Gjat...