Sport

'Thasë' me gola në dy ndeshjet e para të Champions! Ajax pa mëshirë ndaj Rangers, Sporting bën surprizën përballë Frankfrut

Kanë përfunduar dy takiemt e orës 18:45 të Champions League. Në Grupin A, Ajax e nis mbarë duke triumfuar ndaj Rangers me shifrat 4-0.

7 Shtator 2022, 20:44 Nga DOSJA

'Thasë' me gola në dy ndeshjet e para të Champions!

EUROPË- Kanë përfunduar dy takiemt e orës 18:45 të Champions League. Në Grupin A, Ajax e nis mbarë duke triumfuar ndaj Rangers me shifrat 4-0. Një ndeshje e dominuar totalisht nga kampionët e Holandës, të cilët e mbyllën ndeshjen që në pjesën e parë. Alvarez në 17', Berghuis në 32' dhe Kudus një minutë më pas do të shënonin për Ajaxin.

Në pjesën e dytë, Rangers nuk kishte moral për të ndryshuar fatet e takimit, skocezët shënuan me Barisic në minutën e 71', por sulmuesi ndodhej në pozicion jashtë loje pas konfirmimit të VAR.Ajax nuk e kishte thënë fjalën e fundit, sepse Bergëijn do të shënonte 10 minuta nga fundi i ndeshjes.

Në takimin tjetër të Grupit D, Sporting Lisbon fiton në transfertë me shifrat 0-3 ndaj Frankfurt duke bërë surprizën e madhe. Golat do të shënoheshin në pjesën e dytë. Edwards do të realizonte në minutën e 65', ndërsa Trincao do të realizonte të dytin tre minuta më vonë. Për ekipin portugez, Santos do të shënonte të tretin dhe të fundit.

E.Ç (Dosja.al)

ajax champions league

Sondazh

Poll