Politike

VD-Flamuri i BE-së në vend/ Alibeaj: Imazh i bukur! Çfarë europiane ka kur Drejtori i Policisë shkarkohet pa motiv?

Alibeaj pyet se si mund të jemi vend europian kur në vend mbizotëron korrupsioni e kur drejtori i policisë së shtetit shkarkohet pa asnjë motiv. 

8 Shtator 2022, 11:11 Nga A.B
VD-Flamuri i BE-së në vend/ Alibeaj: Imazh i bukur! Çfarë
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj e quan imazh të bukur faktin që flamuri i BE-së do të jetë i vendosur në institucionet vendase, mirëpo shtroi disa pyetje. Nga foltorja e Kuvendit, Alibeaj pyet se si mund të jemi vend europian kur në vend mbizotëron korrupsioni e kur drejtori i policisë së shtetit shkarkohet pa asnjë motiv. 

'Si imazh është shumë i bukur, ëndrra ngelet ëndërr. është një hap përpara, nuk ka asgë europiane kur i heq të drejtën një deputeteje. Vendi ynë ishte pre e një sulmi nga Irani, ajo që është më e rëndësishme është se Perëndimi, kjo është vlera reale e ngritjes së flamurit të BE-së krah Shqëipërisë. U dëgjua klima politike, Ndoshta është momenti që ne të veprojmë si europiane. Një gjë është të shohim se cfarë përfaqëson flamuri i BE-së për zbatimin e ligjit. Do duhet të jemi gjithmonë në gatishmëri për të folur me patriotizëm në këtë vend e për të parë se çfarë po parashikon kjo për vendin tonë. Cfarë europiane ka sot kur korrupsioni ka mbushur vendin, kur legalizohet pastrimi i parave, kur droga ka evoluar vendin, kur krimi sfidon vendin, cfarë europiane ka kur drejtori i policisë shkarkohet pa motiv, pa transparencë, në një kohë shumë të shkurtër, kur del në mes të Francës e thotë se aksionet policore dekonspirohen. '- u shpreh Alibeaj. 

enkelejd alibeaj seance plenare 8 shtator 2022

Sondazh

Poll