Politike

VIDEO/ Ultimatumi i Ramës për t'u larguar, nis zbrasja e ambasadës Iraniane në Tiranë

Në pamjet e siguruara nga Dosja.al, shihet se zyrat e ambasadës që ndodhen në rrugën “Mustafa Matohiti” janë duke u boshatisur. Stafi i ambasadës shihet duke larguar sendet që ndodhën në zyra.

7 Shtator 2022, 20:51 Nga e.k
VIDEO/ Ultimatumi i Ramës për t'u larguar, nis zbrasja e
Ambasada e Iranit në Tiranë

TIRANË- Pas ultimatumit të kryeministrit, Edi Rama që i la vetëm 24 orë kohë trupi diplomatik që të largohet nga vendi ynë ka nisur dhe zbrasja e ambasadës.

Në pamjet e siguruara nga Dosja.al, shihet se zyrat e ambasadës që ndodhen në rrugën “Mustafa Matohiti” janë duke u boshatisur. Stafi i ambasadës shihet duke larguar sendet që ndodhën në zyra.

Shqipëria vendosi ngrirjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin. Vendimi u bë me dije sot nga Kryeministri Edi Rama, i cili konfirmoi sot me zë e figurë që Irani ka sulmuar të dhënat e shtetit shqiptar. Ai i dha 24 orë kohë trupës diplomatike të Ambasadës së Iranit që të largohet nga vendi ynë. Sipas Ramës, Irani kishte kontraktuar 4 grupe për të kryer sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë, ngjarje e ndodhur gjatë muajit korrik, ku shërbimet online dhe faqet qeveritare u mbyllën përkohësisht.

irani sulmon shqiperine

Sondazh

Poll