Politike

Matarella mbërrin në Tiranë, pritet nga Ministrja Kushi

Me anë të një postimi në Facebook, Kushi ka publikuar dhe pamjet nga momenti i mbërritjes së presidentit italian në vend.

7 Shtator 2022, 20:45 Nga I.A
Matarella mbërrin në Tiranë, pritet nga Ministrja Kushi
Sergio Matarella

TIRANË- Presidenti italian Sergio Matarella ka mbërritur pasditen e sotme në Tiranë. I shoqëruar nga ministrja italiane Maria Cristina Messa, Matarella është pritur në Rinas nga Ministrja e Arsimit Evis Kushi dhe ambasadori italian Fabrizio Bucci. Me anë të një postimi në Facebook, Kushi ka publikuar dhe pamjet nga momenti i mbërritjes së presidentit italian në vend.

Postimi i Plotë:

“E nderuar që së bashku me Ambasadorin z. Fabrizio Bucci mirëpritëm në Aeroportin "Nënë Tereza" Presidentin e Republikës së Italisë z. Sergio Mattarella dhe Ministren e Universitetit dhe Kërkimit Shkencor znj. Maria Cristina Messa, të cilët do të zhvillojnë vizitën e parë zyrtare në Shqipëri.

Nesër Matarella do të pritet me ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave në orën 10:00 nga Presidenti Bajram Begaj. Pas takimit, mes dy Presidentëve dhe delegacioneve është parashikuar një deklaratë për median e dy homologëve. Presidenti italian do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolli. Po ashtu Mattarella do të takohet dhe me përfaqësues të komunitetit italian.

sergio matarella evis kushi maria cristina messa

Sondazh

Poll