Politike

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Shqipërisë/ Meta: E dënoj me forcë! Duhet rritur vigjilenca dhe bashkëpunimi me NATO-n

Meta shtoi se ngjarja duhet të nxisë vigjilencën, përgatitjen dhe bashkëpunimin serioz të Shqipërisë me NATO dhe BE-në, në marrjen e të gjitha masave për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e qytetarëve dhe vendit.

7 Shtator 2022, 21:10 Nga e.k
Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Shqipërisë/ Meta: E dënoj me
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilr Meta, ka reaguar në lidhje me sulmin kibernetik të Iranit ndaj vendit tonë. Me anë të një postimi në Tëitter Meta e quajti sulmin shkelje të sigurisë kombëtare si dhe u shpreh se e dënon me forcë.

Meta shtoi se ngjarja duhet të nxisë vigjilencën, përgatitjen dhe bashkëpunimin serioz të Shqipërisë me NATO dhe BE-në, në marrjen e të gjitha masave për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e qytetarëve dhe vendit.

"Dënoj edhe një herë me forcë shkeljen e fundit të sigurisë kombëtare të Shqipërisë nga Republika Islamike e Iranit. Reagimi i sotëm i qeverisë shqiptare për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike është korrekt por shumë i vonuar. Sulmi kibernetik dhe qëllimi keqdashës nga ky vend duhet të nxisin vigjilencën, përgatitjen dhe bashkëpunimin serioz të Shqipërisë me NATO dhe BE-në, në marrjen e të gjitha masave për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e qytetarëve dhe vendit", shkruan Meta.

POSTIMI I KREUT TË PL:

 

irani sulmon shqiperine ilir meta

Sondazh

Poll