Politike

Shqipëria ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Iranin, Britania: Mbështesim popullin shqiptar

Britania e Madhe ka dënuar shtetin iranian për një sulm kibernetik kundër qeverisë shqiptare që shkatërroi të dhënat dhe ndërpreu shërbimet thelbësore të qeverisë.

7 Shtator 2022, 20:33 Nga I.A
Shqipëria ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Iranin,
James Cleverly

ANGLI- Mbretëria e Bashkuar ka dënuar sot shtetin iranian për një sulm kibernetik kundër qeverisë së Shqipërisë që shkatërroi të dhënat dhe ndërpreu shërbimet thelbësore të qeverisë, duke përfshirë pagesën e shërbimeve, rezervimin e takimeve mjekësore dhe regjistrimin e nxënësve. Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike (NCSC) vlerëson se aktorët kibernetikë të lidhur me shtetin iranian janë pothuajse me siguri përgjegjës për serinë e sulmeve kibernetike kundër infrastrukturës së qeverisë shqiptare nga 15 korriku, të cilat shkaktuan ndikim të rëndësishëm në shërbimet publike online dhe faqet e tjera të internetit të qeverisë.

Njoftimi:

Uebsajtet e Kuvendit të Shqipërisë dhe të Kryeministrisë, si dhe 'e-Albania', një portal që shqiptarët përdorin për të aksesuar një sërë shërbimesh publike, u sulmuan dhe u mbyllën. Sulmuesit zbuluan gjithashtu të dhëna të qeverisë shqiptare, duke përfshirë detaje të emaileve nga Kryeministri dhe Ministria e Punëve të Jashtme.

Sekretari i Jashtëm James Cleverly tha se veprimet e pamatura tw Iranit kanw treguar shpwrfillje pwr popullin shqiptar. 

"Veprimet e pamatura të Iranit treguan një shpërfillje të hapur për popullin shqiptar, duke kufizuar ashpër aftësinë e tij për të aksesuar shërbimet publike thelbësore. Mbretëria e Bashkuar po mbështet partnerin tonë të vlefshëm dhe aleatin e NATO-s. Ne i bashkohemi Shqipërisë dhe aleatëve të tjerë në ekspozimin e veprimeve të papranueshme të Iranit," tha Cleverly.

Shqipëria vendosi ngrirjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin. Vendimi u bë me dije sot nga Kryeministri Edi Rama, i cili konfirmoi sot me zë e figurë që Irani ka sulmuar të dhënat e shtetit shqiptar. Ai i dha 24 orë kohë trupës diplomatike të Ambasadës së Iranit që të largohet nga vendi ynë. Sipas Ramës, Irani kishte kontraktuar 4 grupe për të kryer sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë, ngjarje e ndodhur gjatë muajit korrik, ku shërbimet online dhe faqet qeveritare u mbyllën përkohësisht.

james cleverly irani sulmon shqiperine

Sondazh

Poll