Politike

Nano u mor në hetim, Berisha: Po i del si puna e Zaganit! Në Durrës do shihni nëndetëse droge

Berisha iu referua deklaratës së bërë nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ditën e sotme i cili u shpreh se do të kryehen hetime në lidhje me deklaratat e bëra nga ish-numri një i Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

7 Shtator 2022, 19:56 Nga F.M
Nano u mor në hetim, Berisha: Po i del si puna e Zaganit! Në
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano do të akuzohet nga Rama si dekonspirues i operacioneve të Policisë. 

Berisha iu referua deklaratës së bërë nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ditën e sotme i cili u shpreh se do të kryehen hetime në lidhje me deklaratat e bëra nga ish-numri një i Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Sali Berisha: Durrësi ka dy muaj pa drejtor policia, s’ka se aty është drejtor krimi. Gledis Nano po del si puna e Dritan Zaganit, Zagani ishte oficer kurajoz, unë këtë nuk e njoh. Dritani kishte detyrë të bashkëpunonte me autoritetet italiane me të cilët kishte marrëveshje. Ky do akuzohet si agjent francez apo amerikan. Çfarë sekreti paska nxjerrë Gledis Nano kur paska thënë na dekonspirohen operacionet? Ai ka denoncuar një krim. Pse kush i dekonspiron operacionet? Nuk ka më kontrolle kufiri këtu, as radarët nuk punojnë, asgjë nuk funksionon këtu, e kam thënë dhe do ta them, këtu do shohim nëndetëse droge. Nuk ka kontroll këtu, as radarët nuk funksionojnë. Kanë protestuar për skaner, por qëllimi i atyre skanerave kishte drogën.

sali berisha gledis nano

Sondazh

Poll