Politike

"Pasaportat e Arta", Berisha: Rama po e përdor që të mbështesë kriminelët

Duke folur në një takim me ekspertë të sigurisë dhe gazetarë Berisha u ndal dhe tek "Pasaportat e Arta" për të cilat tha se është një mekanizëm i dëmshëm që favorizon kriminelët. 

7 Shtator 2022, 19:27 Nga e.k
"Pasaportat e Arta", Berisha: Rama po e përdor që të
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se Policia e Shtetit, rendi dhe siguria, janë viktimë e qeverisjes. Duke folur në një takim me ekspertë të sigurisë dhe gazetarë Berisha u ndal dhe tek "Pasaportat e Arta" për të cilat tha se është një mekanizëm i dëmshëm që favorizon kriminelët. 

Gjatë fjalës së tij kreu i demokratëve tha se krimi shqiptar është bërë shumë i frikshëm për partnerët tanë

Sali Berisha: Policia e Shtetit, rendi dhe siguria, janë viktimë. Unë nuk them se policia nuk ka problemet e veta, i ka të padiskutueshme, por ato janë viktimë e një politike të inkurajuar, ndjekur, zbatuar, nga një qeveri e cila ka një raport të veçantë me drogën dhe krimin. Sot krimi godet kudo, por e vërteta është se sot ai qeveris. Të marrim së bashku tre lëvizjet e fundit. Asnjëra nuk vjen nga policia. Pasaporta e artë vjen nga Edi Rama. Kush ka kaq, merr pasaportën e artë. Trafikantët kanë dhjetëfishin. Pasaporta e artë bëhet si gaxhet për ta. Amnistia fiskale, mbështetja më e fuqishme. Këtu falimentojnë çdo ditë biznese të ndershme nga taksidarë brutalë që shkojnë dhe i gjobisin për çdo gjë. Kurse ai që i bën paratë me aktivitet kriminal, lejohet ti sjellë. Kjo përbën një problem shumë të madhe me vendet e tjera. Nuk është sekret. Krimi shqiptar është bërë shumë i frikshëm për partnerët tanë. Presidenti i Francës e ka shprehur në mënyrë të përsëritur këtë. E ka shprehur me një pasqyrim edhe për Kosovën. Krimi shqiptar është aq i rrezikshëm saqë Kosovës nuk kemi pse ti japim vizat, ndonëse Kosova i ka treguesit më të mirë se Shqipëria.
Përveç kësaj një nga tre faktorët të largimit të shqiptarëve nga Shqipëria është pasiguria për jetën dhe pronën në këtë vend.

sali berisha

Sondazh

Poll