Politike

Meta: Arsimi ka dështuar, pagat duhet të indeksohen

Meta po ashtu foli dhe për indeksimin e pagës, çështje për të cilën deputetët e kësaj partie kanë dorëzuar në Kuvend edhe një projektligj, që sipas tij, ndihmon qytetarët të përballojnë situatën e vështirë ekonomike dhe sociale në të cilën i ka vendosur rritja e çmimeve.

7 Shtator 2022, 19:07 Nga I.A
Meta: Arsimi ka dështuar, pagat duhet të indeksohen
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar disa nga problemet në sistemin arsimor në vend. Në takimin me strukturat e PL-së, Meta tha se cilësia e arsimit po përkeqësohet çdo vit, duke thënë se analfabetizmi po rritet me 50%. Po ashtu, Meta tha se dështimi i sistemit arsimor po bën që familjet të largohen nga Shqipëia. 

"Do të rikthejmë demokracinë e rendin kushtetues e barazinë e të gjithëve para ligjit. Do nisja me vitin e ri shkollor se janë kaq shumë fëmijë që po e presin 12 shtatorin dhe kaq shumë prindër të preokupuar që fëmijët të nisin një vit shkollor të mbarë. Kam dëgjuar shqetësimet e tyre për cilësinë e sistemit arsimor që është përkeqësuar çdo vit. 50 përqind e në rritje analfabetimi funksional në vend. Sistemi ynë është më shumë teorik dhe sipërfaqësor, mungon praktika dhe laboratorët e dështon ti përgatisë nxënësit për tregun e punës. Libra të rinj falas është parrullë sepse ajo të përdorura dhe shpesh jo cilësore. Orare janë gjithashtu një problem madhor sepse shumë prindër duhet të shkojnë ti marrin fëmijët në drekë dhe ka kosto shtesë e të papërballueshme kostoja e ndihmës për t’i mbajtur fëmijët. Sa herë qeveria prek buxhetin të parin herë është arsimi siç ndodhi edhe këtë vit dhe i pari ku shton fondet janë koncesionet. Një qeveri që nuk ka prioritet arsimin nuk ka si të ketë të rinjtë dhe të ardhmen. Arsimi nuk duhet prekur as në kohë krize. Është pikërisht dështimi i sistemit arsimor, pse familjet largohen nga Shqipëria ku kërkojnë një mundësi më të mirë”, u shpreh Meta.

Meta po ashtu foli dhe për indeksimin e pagës, çështje për të cilën deputetët e kësaj partie kanë dorëzuar në Kuvend edhe një projektligj, që sipas tij, ndihmon qytetarët të përballojnë situatën e vështirë ekonomike dhe sociale në të cilën i ka vendosur rritja e çmimeve.

“Përmes këtij projekt ligji mbrojtja e punonjësve nga rritja e çmimeve. Vendi ka pasur rritje ekonomike, por pagat nuk janë rritur dhe nuk ka në përfituar të gjithë, madje as nuk janë indeksuar me nivelin e inflacionit. Kjo ka krijuar një situatë të rëndë sociale e ekonomike. Paga minimale është e nevojshme të përfshihet në indeksim. Rritja e indeksimi, bën përfitues punonjësit të rritjes ekonomisë dhe rrit mirëqenien e tyre. Rritja nxit rritjen e konsumit dhe ndikon në rritjen ekonomike të vendit dhe rrit të ardhurat nga sigurimet shoqërore. Kuvendi të shqyrtojë e votojë menjëherë një projektligj i cili mbron qytetarët”, tha Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll