Sport

"Do të vrisja për shokët e mi"/ Dikur shokë skuadre, Sergio Ramos tregon të vërtetën për përballjen me Paredes

Mosmarrëveshja mes Sergio Ramos dhe Leandro Paredes ishte një nga pamjet e ndeshjes së Champions League mes PSG dhe Juventusit.

7 Shtator 2022, 18:56 Nga DOSJA

"Do të vrisja për shokët e mi"/ Dikur shokë

PARIS- Mosmarrëveshja mes Sergio Ramos dhe Leandro Paredes ishte një nga pamjet e ndeshjes së Champions League mes PSG dhe Juventusit. Çështje adrenaline dhe gjaku 'të nxehtë'. Gjërat e fushës janë ato që duhet të mbeten aty, deri në fërshëllimën e trefishtë, atëherë lojtarët mund të shtrëngojnë duart si kundërshtarë besnikë në fund të betejës.

Një javë më parë, përpara se merkato të ndante rrugët e tyre, dy lojtarët ishin shokë skuadre. Të martën mbrëma në fushë dukeshin si armiq të betuar. Por kjo është pjesë e lojës kur je në anën tjetër të skuadrës. Në fund të fundit, të dy jetojnë dhe luajnë futboll me pasion dhe emocion të madh.

Nuk ka asgjë tjetër pas atyre shikimeve, pas asaj grindjeje shuplakës që i dha spanjolli. Në fund të ndeshjes mjaftoi një shtrëngim duarsh dhe një përqafim për të lënë gjithçka pas. Në përfundim të ndeshjes, mesfushori Marco Verrati do të shprehej: "Si Paredes dhe Ramos japin gjithçka në fushë dhe kanë karakter. Por në fund u përqafuan me njëri-tjetrin."

E.Ç (Dosja.al)

ramos psg paredes

Sondazh

Poll