Aktualitet

Test droge për agjentët e AMP, miratohet rregullorja e re, kush nuk pranon përjashtohet nga shërbimi

Kush nuk pranon, do të përjashtohet.

7 Shtator 2022, 10:38 Nga f.g
Test droge për agjentët e AMP, miratohet rregullorja e re, kush nuk
Ardi Veliu, drejtor i AMP

TIRANE- Një rregullore e re për funksionimin e Agjencisë së Mbikqyrjes Policore është miratuar pasi u vendos edhe drejtori i ri. Agjencia do të drejtohet tashmë nga Ardi Veliu, ish-drejtor i Përgjithshëm i Policisë. Në bazë të kësaj rregulloreje, e cila ka marrë edhe dritën jeshile nga qeveria, të gjithë agjentët e AMP, duhet ti nënshtrohen testit të drogës.

Kush nuk pranon të bëjë këtë test, do të përjashtohet nga strukturat e AMP. Siç "Dosja" mësoi, në rregullore përcaktohen qartë edhe rregullat e sjelljes dhe të kujdesit në raport me publikun, ku punonjësve iu kërkohet edhe përmbajtje në përdorimin e rrjeteve sociale për të pasqyruar integritet dhe përgjegjësi.

"Punonjësi i Agjencisë nuk duhet të japë leksione, të marrë pjesë në ndonjë diskutim publik, ose në ndonjë program televiziv apo radiofonik, të prononcohet apo botojë në median e shkruar, të bëjë postime në rrjete sociale, mbi çështje që lidhen me punën e Agjencisë, pa miratimin paraprak të drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë. Punonjësit që autorizohen për paraqitjen në median vizive, duhet të jenë me veshje zyrtare",  thuhet në rregullore. 

Rregullorja është publikuar më 2 shtator në Fletoren Zyrtare dhe tashmë ka hyrë në fuqi. Kliko KËTU për të lexuar rregulloren e plotë. 

ardi veliu rregullorja e amp

Sondazh

Poll