Politike

VD-Flamuri i BE-së në institucionet kombëtare 'mollë sherri' në Komision/ Tabaku: Pse u bë me akt normativ?

Jorida Tabaku, e cila pyeti se përse është ndërmarrë me akt normati vendosja e flamurit të BE në institucionet publike.

6 Shtator 2022, 13:35 Nga A.B
VD-Flamuri i BE-së në institucionet kombëtare 'mollë
Jorida Tabaku

TIRANË- Ditën e sotme u diskutua në Komisionin për Integrimin Europian akti normativ për vendosjen në çdo institucion publik krah flamurit të Shqipërisë edhe ai i Bashkimit Europain. Si shqetësim u ngrit nga kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku, e cila pyeti se përse është ndërmarrë me akt normativ. Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste,Taulant Balla, deklaroi se ky është një detyrim që ka të bëjë me dialogun me BE-në.

Jorida Tabaku: Një ceremoni protokollare flamuri është ngritur me datën 20. Nuk ka asnjë shqetësim për flamurin e BE-së. Shqetësimi është pse bëhet me akt normativ, kur nuk ka asnjë emergjencë.

Taulant Balla: Akti normativ ka hyrë në fuqi që në datën 29 dhe është kërkuar të merren masat që nga data 29, flamuri  i BE të jetë në institucione. Është detyrim që ka të bëjë me dialogun. Ne duhet që në gjithë institucionet e vendit të vendosim flamurin e BE-së.  Jam i informuar që edhe Maqedonia e Veriut do të ndërmarrë një nisme të tillë.

Jorida Tabaku: Duke shpresuar që ta trajtojmë integrimin si një proces kombëtar dhe jo qeveritar dhe të eliminojmë protagonizmat me ngritje flamuri të paligjëruar dhe me protagonizma personale të kryeministrit të pavend për një proces që duhet të ishte i gjithë shqiptarëve. Unë shpresoj që me kalimin e këtij akti dhe Kuvendi të marrë masa për të reflektuar flamurin dhe në ambientet e Kuvendit.

Gjatë mbledhjes u miratua po ashtu kalendari i punës për periudhën 5-30 shtator. 

jorida tabaku komisioni per integrimin europian

Sondazh

Poll