Politike

VD-Reforma territoriale, Çupi: Bashkitë të mbushura me patronazhistë, të rritet numri i njësive vendore

Dhurata Çupi deklaroi ditën e sotme se Bashkitë janë mbushur me patronazhistë. 

6 Shtator 2022, 11:25 Nga A.B
VD-Reforma territoriale, Çupi: Bashkitë të mbushura me
Dhurata Cupi

TIRANË- Bashkëkryetarja e Komisionit për Reformën Territoriale, Dhurata Çupi deklaroi ditën e sotme se Bashkitë janë mbushur me patronazhistë. Gjatë komisionit, ajo u shpreh se bashkitë janë kthyer në atipike, sidomos në vitet e fundit.

'Shtimi i patronazhistëve, janë bashki politike atipike 4 vjecarin e fundit. Këtu ka rezultuar që bashkitë u kthyen në drejtori të kryeministrit, ka bashki që i është dërguar dicka më shumë dhe ka bashki që s’kanë marrë fare ndihmë financiare. Gjatë këtyre viteve 7-8 milionë euro janë investuar për zonat rurale, ky është shqetësimi që ne deputetët e opozitës na prek se ke zona rurale të pa prekura në asnjë lloj shërbimi publik. Ndërkohë në Tiranë kur kryetarët e komunave kërkonin cdo vit bënin o një rrugë o cerdhe, pra banorët e asaj komune e ndjenin një lloj investimi.

Ka vite që ka komuna e bashki që nuk njohin asnjë lloj investimi, tashmë o do çosh fonde për ta rikonstruktuar o do e shembësh për një të re, tani po mbyllen kopshte e cerdhe. Jam dakort të mendojmë për zhvillimin ekonomik por kur komunave u ke cuar rrugën, transport publik, kemi komuna pafund që nuk kanë transport publik. Ne të opozitës themi po të rritet numri i bashkive e t’u shërbehet atyre qytetarëve, të jenë bërë investimet kemi luksin të mendojmë pastaj 1 bashki apo 2 bashki në gjithë vendin por jo sot.'- deklaroi Çupi.

dhurata çupi komisioni per reformen territoriale

Sondazh

Poll