Politike

VD-'Territorialja'/ 'Sa kohë i duhet reformës për të arritur rezultat?', eksperti: Nuk ka numër të artë

Ndreca tha se secila reformë ka kohën e vet të pjekjes mirëpo kërkoi të dinte se pas sa kohësh mund të nxjerrë vendime serioze për vendin.

6 Shtator 2022, 11:07 Nga DOSJA
VD-'Territorialja'/ 'Sa kohë i duhet reformës për
Eduart Ndreca

TIRANË- Deputeti socialist, Eduart Ndreca kërkoi nga eksperti i projektit "Bashki të Forta", Fatlum Nurja më shumë informacion për reformat. Më konkretisht, Ndreca tha se secila reformë ka kohën e vet të pjekjes mirëpo kërkoi të dinte se pas sa kohësh mund të nxjerrë vendime serioze për vendin.

'Disa nga Bashkitë kanë deklaruar se kanë rritur fitimet, është ulur borxhi, gjysma e borxhit është shlyer nga këto. Dhatë sinjale se ndërtimi i reformës së 2015-ës ka qënë një avantazh i madh për territorin. Mosfunksionimi i Bashkive për ta bërë si duhet punën është çështje tjetër, patjetër që ka nevojë për rregullime. Kam 1 pyetje, duhet të zbresim me këmbë në tokë, se kur marrim dy bashki që kanë tipare të njëjta, njëra dështon e tjetra dështon kjo lidhet me angazhimin njerëzit. Kjo nuk ka lidhje me territorin apo me ngushtimin e territorit.  Ne e kemi ves, i bëjmë këtë vit e pas një viti themi se ka dështuar për 20 arsye. Secila reformë ka kohën e vet të pjekjes. Sa mendoni se kërkon reforma për të arritur një diskutim serioz për të ardhmen e vendit.'- deklaroi Ndreca. 

Eksperti Fatlum Nurja u shpreh: Nuk ka një numër të artë. 

komisioni per reformen territoriale

Sondazh

Poll