Aktualitet

Sekuestrohen 52 kg kanabis në kufirin greko-shqiptar! Arrestohet drejtuesi i mjetit dhe një 51-vjeçare

Sipas policisë, është ndaluar një automjet që vinte nga kufiri i gjelbër dhe nga kontrolli brenda tij janë gjetur dhe sekuestruar 3 çanta me 51 pako që përmbanin 52 kg 495 marijuanë. Policia ka ndaluar dhe një automjet të dytë që sipas tyre shërbente për kontrollin e rrugës.

6 Shtator 2022, 17:36 Nga e.k.
Sekuestrohen 52 kg kanabis në kufirin greko-shqiptar! Arrestohet drejtuesi
Droga e sekuestruar

KORÇË- Janë sekuestruar 52 kg marijuanë në kufirin mes Greqisë dhe Shqipërisë. Operacioni është zhvilluar në Kozani nga policia kufitare greke e Kapshticës.

Sipas policisë, është ndaluar një automjet që vinte nga kufiri i gjelbër dhe nga kontrolli brenda tij janë gjetur dhe sekuestruar 3 çanta me 51 pako që përmbanin 52 kg 495 marijuanë. Policia ka ndaluar dhe një automjet të dytë që sipas tyre shërbente për kontrollin e rrugës.

Sekuestrohen 52 kg kanabis në kufirin greko-shqiptar! Arrestohet drejtuesi

Në pranga ka përfunduar drejtuesi i mjetit, një shtetas shqiptar 31-vjeçar.  U sekuestruan në total dhe 4 celularë, 5 karta SIM dhe 1050 euro.

3 muajt e fundit, në Kostur, Kozani, Igumenicë, Artë e Korfuz, pra zona afër kufirit me Shqipërinë, policia greke ka sekuestruar rreth 705 kg marijuanë që dyshohet se vinte nga Shqipëria.

policia greke

Sondazh

Poll