6 Shtator 2022, 16:36
Nga F.M
Eduart Topalli dhe Devis Osmani
KORÇË- Kryetari i degës së Partisë Demokratike Devis Osmani është dhunuar këtë mesditë. Mësohet se Osmani është goditur me një shishe në kokë nga sekretari i grupseksionit të kësaj partie, Eduart Topalli. Dyshja kanë qenë në një lokal në hyrje të Korçës kur ka nisur dhe debati mes tyre. Pas një konflikti për një mosmarrëveshje brenda selisë blu në këtë qytet, Topalli ka marrë shishen dhe ka qëlluar në drejtim të Osmanit. Ky i fundit ka marrë plagë në kokë dhe është nisur drejt spitalit. Ende nuk dihet se për çfarë ka nisur saktësisht sherri, ndërkohë që Policia e Korçës ka shkuar në vendin e ngjarjes.
Raportimet paraprake tregojnë se dyshja janë konfliktuar pasi grupi që mbështet Topallin ka ankimuar rezultatin e zgjedhjeve për kryesinë e degës së Korçës, duke kërkuar rivotim. Fakti që ende nuk ka një vendim të prerë nga forumet e partisë për çështjen e konstituimit të kryesisë ka çuar në përplasje të shpeshta ndërmjet Osmanit e Topallit. Konfliktet mes tyre kanë qenë të vazhdueshme deri sot, kur situata agravoi në përdorim e dhunës. Osmani u zgjodh në procesin e organizuar nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, më 25 prill 2022.
devis osmani eduart topalli dhunohet kryetari i pd korce
Aktualitet
6 Shtator 2022, 15:18
k.m.
Edlira Korreshi
LUSHNJE- Motra e Marjus Musakut, Edlira Korreshi, i cili akuzohet për rrëmbimin e 30-vjeçres Ersida Dyrmishit ka dhën...
Aktualitet
6 Shtator 2022, 15:13
k.m.
Foto ilustruese
Dhjetëra të mitur që rezultojnë të aktivizuar ne vjedhje banale po shpëtojnë nga arrestimi për shka...
Aktualitet
6 Shtator 2022, 15:10
k.m.
Ersida Dyrmishi
TIRANË- Historia e rrëmbimit të 30-vjeçares Ersida Dyrmishi është rikthyer sërish në qendër...
Aktualitet
6 Shtator 2022, 15:00
e.k
Xhani Topali
GREQI- Vëllai i biznesmenit shqiptar, Xhani Topalli, i cili u gjet i vrarë nga Policia greke ka folur ditën e sotme pë...
Aktualitet
6 Shtator 2022, 14:38
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Të arrestuarit e operacionit “Plumbi i artë” kanë dalë sërish para Gjykatës së ...
Aktualitet
6 Shtator 2022, 14:28
A.B
Xhani Topalli
GREQI- Vëllai dhe avokati i familjes së shqiptarit Xhani Topalli, kanë folur për mediat greke. Christos Topali ...
Aktualitet
6 Shtator 2022, 14:27
e.k
Kostandin Kacifas
GJIROKASTËR- Familjarët e Kostandin Kacifas kanë ndërtuar një lapidar në vendin ku, djali i tyre dysho...
Aktualitet
6 Shtator 2022, 14:24
k.m.
Foto ilustruese
SARANDË- Një zjarr ka përfshirë ditën e sotme ullishtet e Ksamilit, pranë aksit rrugor Ksamil-Butrint. Si&cce...
Aktualitet
6 Shtator 2022, 14:16
d.a.
foto ilustruese
ITALI- Dy shqiptarë të moshës 26 dhe 27 vjeç janë arrestuar nga Karabinierët e stacionit Casalincontrada p&...
Aktualitet
6 Shtator 2022, 14:15
A.B
Ambulance
LEZHË- Një 50-vjeçare është gjetur e pajetë ditën e sotme në bregdetin e Shëngjinit. Në vendi...