Aktualitet

Policia u çau gomonen, shqiptari që u kap në Francë: Isha me djalin, është lojë me jetën

Shqiptari tregon gjithashtu se udhëtimi me anijë është shumë i rrezikshëm dhe mund të konsiderohet një lojë me jetën.

6 Shtator 2022, 16:39 Nga F.M
Policia u çau gomonen, shqiptari që u kap në Francë: Isha
Shqiptari

TIRANË- Një prej shqiptarëve që tentoi të largohej në drejtim të Britanisë së Madhe dhe që udhëtimi iu pezullua nga policia ka rrëfyer se ka shpenzuar 4 mijë euro. Në një prononcim për AbcNews, shqiptari thotë se është hera e 3 që tenton të largohet drejt Britanisë së Madhe e se rruga i ‘pritet’ nga policia. Shqiptari tregon gjithashtu se udhëtimi me anijë është shumë i rrezikshëm dhe mund të konsiderohet një lojë me jetën.

“Në këtë gomonen që e shpoi policia me thikë, që u shpërnda në rrejte sociale dhe në mediat e huaja. Kam qenë tek ky rast, unë bashkë me djalin.  Na kapën policia, disa ikën dhe disa na kthyen mbrapsht. Udhëtimi me gomone është shumë i rrezikshëm po nuk kam asnjë të ardhur këtu. Udhëtimi me gomone është të luash me jetën. Nuk ka më keq se udhëtimi me gomone. Mos e pyet. Aty është e prerë, u mbyte u mbyte! Kontaktet i kam pasur me një mik. 2 rrugë 12 mijë paund. Rrugën e fundit e kam paguar 4 mijë euro. Më së shumti udhëtonim natën. Radhën e parë 7 orë radhën e dytë rreth 4 orë. Ndërsa në këtë gomonen e fundit na kapën,”- tregon qytetari.

Një grup shqiptarësh që tentuan të largohen u ndaluan nga efektivët. Në pamjet që u publikuan edhe në rrjetet sociale, shiheshin shqiptarët që janë sulmuar me spraj nga efektivët për të mos lejuar largimin e tyre.

Sondazh

Poll