Aktualitet

Vrasja e biznesmenit shqiptar, flet i vëllai: Kërkoi djersën e tij! E dija se mund t'i ketë ndodhur diçka e keqe

Ai shprehet se familja e sipërmarrësit shqiptar është tronditur nga vdekja tragjike e 46-vjeçarit, teksa thotë se të gjithë e njihnin atë për njeri korrekt në punë dhe familjar. Ai tha se ishte në dijeni të borxheve të madha që njerëz të ndryshëm i kishin të vëllait.

6 Shtator 2022, 15:00 Nga e.k
Vrasja e biznesmenit shqiptar, flet i vëllai: Kërkoi djersën e
Xhani Topali

GREQI- Vëllai i biznesmenit shqiptar, Xhani Topalli, i cili u gjet i vrarë nga Policia greke ka folur ditën e sotme për gazetën  "Protothema".

Ai shprehet se familja e sipërmarrësit shqiptar është tronditur nga vdekja tragjike e 46-vjeçarit, teksa thotë se të gjithë e njihnin atë për njeri korrekt në punë dhe familjar. Ai tha se ishte në dijeni të borxheve të madha që njerëz të ndryshëm i kishin të vëllait.

“Vëllai im ishte një profesionist korrekt dhe familjar. Të gjithë e njihnin dhe të gjithë e donin. Dija gjithçka për mosmarrëveshjet që kishte me pronarin e hoteli që i moti jetën. Jemi të tronditur. Për fat të keq e kuptuam që në ditën e parë që u zhduk se diçka e keqe do t’i kishte ndodhur. Ne po vajtojmë Xhanin”, ka thënë mes lotësh vëllai i viktimës.

Kristos Topalli shprehet se që nga 28 gushti ku është dhe data e zhdukjes së tij ai ka pasur dyshime se atij mund t'i ketë ndodhur diçka e keqe.

"Qëkur ai u zhduk e kam ditur se mund t'i ketë ndodhur diçka e keqe", tha ai.

Autori pretendon se 46-vjeçari po i bënte presion për t’i marrë parët dhe se i kishte shkuar shumë herë në hotel nën efektin e alkoolit, duke i shkaktuar shqetësime. Familja e Xhani Topallit i ka ngarkuar çështjen avokatit grek, Minas Tserkis. Sipas avokatit, vrasja e Topallit ishte e paramenduar.

vrasja e shqiptarit ne greqi xhani topalli

Sondazh

Poll