Aktualitet

“Ata duheshin”/ E akuzoi për rrëmbim, motra e Marjus Musakut publikon mesazhet e tij me 30-vjeçaren: Ndenji si konteshë me vëllanë tim

Edlira Musaku shtoi se nuk është e vërtetë që Marjusi e ka marrë me dhunë. Madje shtoi se edhe ajo kishte folur me të dashurën e të vëllait. 

6 Shtator 2022, 15:18 Nga k.m.
“Ata duheshin”/ E akuzoi për rrëmbim, motra e Marjus
Edlira Korreshi

LUSHNJE- Motra e Marjus Musakut, Edlira Korreshi, i cili akuzohet për rrëmbimin e 30-vjeçres Ersida Dyrmishit ka dhënë versionin e saj ta ngjarjes për të cilën i vëllai është ende në ambientet e paraburgimit të Durrësit. Ajo ka folur sot për “Shqipëria Live”, ndërsa shtoi se nuk është e vërtetë që Marjusi e ka marrë me dhunë. Madje shtoi se edhe ajo kishte folur me të dashurën e të vëllait. 

“Ata janë dashur nuk është e vërtetë që e ka mbajtur me dhunë. Më ka thënë që dua njërën, ka dy fëmijë por do ndahet nga burri e do martohemi”.

SHIKO MINUTËN 30

Njëkohësisht e motra e Marjus Musakut tregoi se ka komunikuar vazhdimisht me vëllain gjatë kohës që ka qenë me 30-vjeçaren, e cila ishte shpallur në kërkim prej disa ditësh nga bashkëshorti.

“Kam komunikuar gjatë kohës që ai ka qenë me Marsidën. Kishin nisur një bashkëjetesë. Kam folur edhe vetë me vajzën dhe më thoshte që e dua. Pasi kam marrë lajmin më ka ardhur si bombë. Kam nxjerrë mesazhet se vllai fliste nga telefoni im se i veti iu thye. Vendosa t’i publikoj sepse ajo tha që se njof dhe më ka përdhunuar. Nuk të kap njeri me zor në moshën 30 vjeç, e ta mbajë deri në 9 ditë. 9 ditë ajo ka ndenjur si konteshë me vëllanë tim”.

Motra e Marjusit hodhi poshtë të gjitha akuzat për rrëmbimin e ish-gruas së tij, për të cilën u dënua me katër vite burg. Ajo tha se e gjithë kjo histori është krijuar që Marsida Dyrmishi të mos ndahet nga bashkëshorti i saj.

“Edhe për ish-gruan nuk është e vërtetë që që Marjusi e ka rrëmbyer. Ata janë takuar për tu sqaruar për vajzën që kishin. Më pas babai i vajzës ka bërë denoncimin. Po bën një vit që ka dalë nga burgu, pasi u dënua me katër vite. Për të mos u ndarë nga burri e mbuloi me këtë histori. Vëllai nuk ka asnjë person dhe kërkoj vetëm drejtësi”.  

Disa javë më parë bëri bujë lajmi se nëna e dy fëmijëve, 30-vjeçarja Ersida Dyrmishi, ishte larguar pa gjurmë nga banesa duke detyruar të shoqin që të denonconte zhdukjen e saj në Polici. Burri i saj publikoi foton e të shoqes dhe kërkonte informacione për të. E reja u gjet në një hotel, e pretendoi se Marjusi e kishte marrë peng nën kërcënimin e armës, madje dhe e kishte përdhunuar. Ndërkohë sipas familjarëve të Marjusit, ai ndodhet ende në qeli dhe rrezikon nga 10 deri në 25 vite burg.

ersida dyrmishi marjus musaku edlira korreshi

Sondazh

Poll