6 Shtator 2022, 15:10
Nga k.m.
Ersida Dyrmishi
TIRANË- Historia e rrëmbimit të 30-vjeçares Ersida Dyrmishi është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes, kësaj radhe me rrëfimet e të riut që ndodhet ende në qelinë e burgut të Durrësit. Në një telefonatë nga burgu, Marjus Musaku tha se edhe pse është ende në burg prej saj, e kishte falur pasi e dinte pse bëhej e gjithë 'loja'.
Po ashtu, sipas Marjus Musakut ata kanë qenë vazhdimisht në kontakt të dhe se ishte në dijeni se ajo ishte e martuar e me dy fëmijë. Madje shtoi se edhe i shoqi e dinte për ta.
"Burri ka qenë në dijeni të marrëdhënies tonë. Ersida e ka tradhëtuar edhe burrin me shokun e tij. Ne lëviznim bashkë, shkonim në Porto Romano. Ersida e ka bërë këtë vetëm se unë e lashë kur i mora vesh lidhjen tjetër. Unë tani kam ardhur në Shqipëri se më ka vdekur babai. Unë dua që Ersida të vijë dhe të thotë të vërtetën në Gjykatë. Nëse jam fajtor, të dënohem me varje. Ersida rrinte më shumë me mua sesa me burrin e saj. Pse mashtroi ajo? E kam dashur me gjithë shpirt, ia mbaja edhe fëmijtë. Ka bërë jetë luksi me mua. Unë e kam falur se e ka bërë nga depresioni. Unë e di pse luhet kjo lojë...,"-u shpreh Marjus Musaku.
Marjus Musaku tregoi se pasi zbuloi se ajo kishte një lidhje tjetër me shokun e burrit, pavarësisht se ishte e lidhur edhe me të, i ka kërkuar që të largohet. Por shtoi se kishin një vit e gjysëm të lidhur dhe se takoheshin çdo ditë.
Disa javë më parë bëri bujë lajmi se nëna e dy fëmijëve, 30-vjeçarja Ersida Dyrmishi, ishte larguar pa gjurmë nga banesa duke detyruar të shoqin që të denonconte zhdukjen e saj në Polici. Burri i saj publikoi foton e të shoqes dhe kërkonte informacione për të. E reja u gjet në një hotel, e pretendoi se Marjusi e kishte marrë peng nën kërcënimin e armës, madje dhe e kishte përdhunuar. Ndërkohë sipas familjarëve të Marjusit, ai ndodhet ende në qeli dhe rrezikon nga 10 deri në 25 vite burg.
ersida dyrmishi
Aktualitet
6 Shtator 2022, 15:00
e.k
Xhani Topali
GREQI- Vëllai i biznesmenit shqiptar, Xhani Topalli, i cili u gjet i vrarë nga Policia greke ka folur ditën e sotme pë...
Aktualitet
6 Shtator 2022, 14:38
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Të arrestuarit e operacionit “Plumbi i artë” kanë dalë sërish para Gjykatës së ...
Aktualitet
6 Shtator 2022, 14:28
A.B
Xhani Topalli
GREQI- Vëllai dhe avokati i familjes së shqiptarit Xhani Topalli, kanë folur për mediat greke. Christos Topali ...
Aktualitet
6 Shtator 2022, 14:27
e.k
Kostandin Kacifas
GJIROKASTËR- Familjarët e Kostandin Kacifas kanë ndërtuar një lapidar në vendin ku, djali i tyre dysho...
Aktualitet
6 Shtator 2022, 14:24
k.m.
Foto ilustruese
SARANDË- Një zjarr ka përfshirë ditën e sotme ullishtet e Ksamilit, pranë aksit rrugor Ksamil-Butrint. Si&cce...
Aktualitet
6 Shtator 2022, 14:16
d.a.
foto ilustruese
ITALI- Dy shqiptarë të moshës 26 dhe 27 vjeç janë arrestuar nga Karabinierët e stacionit Casalincontrada p&...
Aktualitet
6 Shtator 2022, 14:15
A.B
Ambulance
LEZHË- Një 50-vjeçare është gjetur e pajetë ditën e sotme në bregdetin e Shëngjinit. Në vendi...
Aktualitet
6 Shtator 2022, 13:59
A.B
Emisioni
Historia e rrëmbimit të 30-vjeçares Marsida Dyrmishi është rikthyer sërish në qendër të vëmend...
Aktualitet
6 Shtator 2022, 13:47
A.B
Avion
SHBA- Agjencia e njohur e lajmeve 'Bloomberg' paralajmëron se dy kompani ajrore shqiptare pritet të falimentojnë gjatë vjesh...
Aktualitet
6 Shtator 2022, 13:29
k.m.
GJIROKASËR- Disa ditë më parë u raprtua për vdekjen e një 57-vjeçari që u kap nga Policia e Shtetit teksa tentonte t...