Aktualitet

Flamur Vezaj: Ervis Martinaj punësoi ish-drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve

Sipas Vezajt, ish-drejtori i Përgjithshëm të Burgjeve në Shqipëri ishte punësuar si drejtor në një prej kompanive të Martinajt. 

6 Shtator 2022, 17:19 Nga F.M
Flamur Vezaj: Ervis Martinaj punësoi ish-drejtorin e Përgjithshëm
Ervis Martinaj, Flamur Vezaj

TIRANË- Gazetari Flamur Vezaj ka treguar se pjesë e listës së zyrtarëve që paguheshin nga biznesmeni i lojërave të fatit që rezulton i zhdukur ka qenë dhe një ish-drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve. Në një prononcim për EuroNews, Vezaj nuk përmendi emër, por përcaktoi postin e një prej zyrtarëve që merrnin para nga Martinaj. Sipas Vezajt, ish-drejtori i Përgjithshëm të Burgjeve në Shqipëri ishte punësuar si drejtor në një prej kompanive të Martinajt. 

"Ervis Martinaj në aspektin financiar ka grumbulluar shumë para e të ardhura. Ai ka pasur në bordero zyrtarë të lartë. Oficeri Lami që u arrestua ishte personi që shteti shqiptar e paguante për të arrestuar të shumëkërkuarit, ndërsa ai e shpqëronte Martinaj në ato lëvizje që bënte nga Fushë Kuqja. Një prej tyre ka qenë dhe ish-drejtori i Përgjithshëm të Burgjeve në Shqipëri, ai ka qenë drejtor në një prej kompanive të Martinajt. Edhe unë dyshoj, se kur ai për tre vite nuk u gjet nga kriminelët e policia, është shumë llahtareske të mendosh se u rrëmbye me shapka e pantallona të shkurtra. Ai ka ushtruar aktivitet kriminal në më shumë se një dekadë. Në rastin e dënimit të Shullazit ishte Martinaj ai që ofroi 2 milionë dollar për të tërhequr dëshminë, një grup i shokëve të tij janë ekzekutuar. Ervis Martinaj është përfshirë dhe në një konflikt me një ndërtues në Jug, atje ku po ndërtohen resorte. Ka pasur probleme me Ervin Matën, me të cilin u përplas n ëish-Bllok. Në Dajt po ashtu. Pra janë disa grupe kriminale që janë bashkuar për ta eliminuar. Ai u ishte bërë pengesë. Ervis Martinaj ka lulëzuar në lojërat e fatit. Me ardhjen në pushtet të Berishës u fuëizua, mori 80% të lojërave të fatit në Shqipëri, të arrish në një pikë të tillë duhet të kesh edhe mbështetje politike. Ai ka blerë edhe personazhë të politikës e të partisë që janë aktualisht në pushtet,"- tha Vezaj ndër të tjera. 

flamur vezaj ervis martinaj

Sondazh

Poll