Aktualitet

FOTO/ Familja e Kostandin Kacifas ndërton një lapidar me flamurin grek në vendin ku u vetëvra i riu

Ky ka qenë një denoncim i publikuar në faqen "JOQ" i bërë nga disa banorë të zonës të cilët shprehen se kanë qenë familjarët e të ndjerit ata që kanë pikturuar flamurin grek si dhe kanë vendosur një kryq të lidhur me dritë. Qytetarët shprehen se ata nuk kanë marrë asnjë leje për këtë ndërtim.

6 Shtator 2022, 14:27 Nga e.k
FOTO/ Familja e Kostandin Kacifas ndërton një lapidar me flamurin grek
Kostandin Kacifas

GJIROKASTËR- Familjarët e Kostandin Kacifas kanë ndërtuar një lapidar në vendin ku, djali i tyre dyshohet se u vëtëvra para disa vitesh.

Ky ka qenë një denoncim i publikuar në faqen "JOQ" i bërë nga disa banorë të zonës të cilët shprehen se kanë qenë familjarët e të ndjerit ata që kanë pikturuar flamurin grek si dhe kanë vendosur një kryq të lidhur me dritë. Qytetarët shprehen se ata nuk kanë marrë asnjë leje për këtë ndërtim.

FOTO/ Familja e Kostandin Kacifas ndërton një lapidar me flamurin grek

Kujtojmë se, Kostandin Kacifas, në vitin 2018, terrorizoi me kallashnikov fshatin e tij Bularat ditën e Çlirimit të Greqisë, dhe gjatë tentativës për t’u arratisur, e gjeti veten të rrethuar nga forcat speciale RENEA, ku pas disa minutash shkëmbim zjarri, sipas dosjes hetimore, qëlloi për vdekje veten.

kostandin kacifas

Sondazh

Poll