Politike

VD-'Ka komuna që s'kanë asnjë lloj investimi'/ Komisioni, eksperti: Sot nuk ka autonomi nëpër Bashki

Kryetarja e Komisionit, Dhurata Çupi deklaroi se në disa komuna dhe bashki nuk ka asnjë lloj investimi nga shteti.

6 Shtator 2022, 10:23 Nga A.B
VD-'Ka komuna që s'kanë asnjë lloj investimi'/
Dhuarta Cupi dhe Fatlum Nurja

TIRANË- Ditën e sotme në Komisionin për Reformën Territoriale ishte i ftuar eksperti i projektit "Bashki të Forta", Fatlum Nurja. Kryetarja e Komisionit, Dhurata Çupi deklaroi se në disa komuna dhe bashki nuk ka asnjë lloj investimi nga shteti. Eksperti tha se nuk ka përkujdesje nga shteti e se nuk mund të quhet autonomi kur kryetarët e Bashkive trokasin në derën e kryeministrit. 

Dhurata Çupi: Kjo ndarje a i ka shërbyer qytetarëve? 7.8 milionë euro janë investuar në zonat rurale, ke zona që nuk janë prekur në asnjë shërbim publik. Ne në Tiranë e dimë se kur kryetarët e komunave, kërkonin ndriçim, çerdhe apo kopsht. Ka komuna dhe Bashki që nuk kanë asnjë lloj investimi. 

Fatlum Nurja: Nuk ka përkujdesje, autonomia është kur nuk kanë nevojë që të trokasin te kryeministri. 

dhurata cupi

Sondazh

Poll