Politike

VD-Reforma Territoriale/ Denaj: 22 bashki sot nuk u shërbejnë qytetarëve

Denaj deklaroi se janë 22 bashki në vend që ende nuk janë në funksion të qytetarëve.

6 Shtator 2022, 10:37 Nga A.B
VD-Reforma Territoriale/ Denaj: 22 bashki sot nuk u shërbejnë
Anila Denaj

TIRANË- Në komisionin e Posaçëm Parlamentar “Për Reformën Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë”, është duke u zhvilluar një seancë dëgjimore me ekspertin e projektit “Bashki të Forta”, Fatlum Nurja. Deputetja e Partisë Socialiste, Anila Denaj deklaroi se janë 22 bashki në vend që ende nuk janë në funksion të qytetarëve.

“22 bashki sot nuk janë në shërbim të qytetarëve. Ky komision ka detyrë reformën territoriale të shkëputur nga lidershipi. Kur të shkojmë në propozime të mos e shohim sikur reforma territoriale mban të gjithë përgjegjësinë edhe të lidershipit, por ajo reformë të mos ketë kthim prapa dhe të mos jemi viktimë e një mungese efektiviteti. Duhet t’i lëmë ekspertët të diskutojnë më gjatë nëse pjesa financiare e atyre bashkive është ose jo derivat i reformës territoriale. Nuk është numri ai që determinon shërbimet për qytetarët”, tha Denaj.

anila denaj komisioni per reformen territoriale

Sondazh

Poll