Politike

VD-Komisioni, Çupi: Ne kemi një model për Bashkitë rurale dhe ato urbane, duhen tipologji të ndryshme

Çupi deklaroi se vendi ka një model si për bashkitë rurale dhe për ato urbane, ndërkohë që duhen tipologji të ndryshme. 

6 Shtator 2022, 10:02 Nga A.B
VD-Komisioni, Çupi: Ne kemi një model për Bashkitë rurale
Komisioni

TIRANË- Në komisionin e Posaçëm Parlamentar “Për Reformën Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë”, është duke u zhvilluar një seancë dëgjimore me ekspertin e projektit “Bashki të Forta”, Fatlum Nurja. Bashkëkryetarja e Komisionit, Dhurata Çupi deklaroi se vendi ka një model si për bashkitë rurale dhe për ato urbane, ndërkohë që duhen tipologji të ndryshme. 

'Në rajon kemi disa modele, për bashkinë rurale dhe urbane, ndërsa ne kemi vetëm një. A jeni ju në këtë çasje që ne duhet t'i japim tipologji të ndryshme, apo jemi në këtë qasje siç jemi sot, bashki rurale. Ne nuk duhet të kompleksohemi, duhen të dyja, paketa rregullatore. Strategjia e vitit 2017 nuk doli e suksesshme.'- tha Çupi.

dhurata cupi komisioni per reformen territoriale

Sondazh

Poll