Politike

VD-Komisioni i Territoriales, eksperti: Reformat na duhen për qytetarët, jo për vota

Nurja shtoi se faji është i qeverisë pasi nuk ka monitoruar qeverisjen lokale. 

6 Shtator 2022, 10:02 Nga DOSJA
VD-Komisioni i Territoriales, eksperti: Reformat na duhen për
Fatlum Nurja

TIRANË- Eksperti i projektit "Bashki të Forta", Fatlum Nurja deklaroi ditën e sotme në Komisionin për Reformën Territoriale se reformat nuk bëhen për vota por për qytetarët. Nurja shtoi se faji është i qeverisë pasi nuk ka monitoruar qeverisjen lokale.


 

'Decentralizimi nuk nis në zyrën e kryeministrisë dhe mbaron te zyra e kryetarit të bashkisë, jo! Duhet të shkojë përtej këtyre dy hallkave. Faji është i juaji, ju se keni monitoruar qeverisjen lokale. Parlamenti nuk heq dorë kurrë nga kontrolli. Nuk mund të flasim për numër pa patur një analizë të plotë financiare. S’mund ta bëjmë ndarjen territoriale për të dielën e votave apo të hënën e numërimit. Këtu e di që jam i keqkuptuar nga ju, pasi ju vlerësoni dhe votën. Nëse keni vullnet politik për të korigjuar balancën është në dorën tuaj, ka mundësi pët tu korrigjuar por të rëndësishme janë monitorimet, planet, financat, burimet njerëzore.  Të gjitha janë të lidhura me njëra tjetrën. Kanë nevojë për t’u riparë shumë gjëra.'- u shpreh Nurja.

fatlum nurja komisioni i territoriales

Sondazh

Poll