Politike

VD-Komisioni i Reformës Territoriale, eksperti: Pozicioni më i vështirë sot për sot është kryetar bashkie

Nurja deklaroi se pozicioni i kryetarit të Bashkisë është më i vështiri sot për sot.

6 Shtator 2022, 10:02 Nga A.B

VD-Komisioni i Reformës Territoriale, eksperti: Pozicioni më i

TIRANË- Ditën e sotme është mbledhur Komisioni i Reformës Territoriale, në nisje të saj është marrë mendimi i Fatlum Nurjas, ekspert i projektit ‘Bashki të Forta’. Nurja deklaroi se financat janë problemi më kryesor në komuna dhe në Bashki si dhe shtoi se pozicioni i kryetarit të Bashkisë është më i vështiri sot për sot.

'Kryetarët e bashkive s’janë demonët e mëdhenj, s’janë magjistarë, pa financa janë në presion të politkës për hapje vende pune. Ndërmarrjet e ujësjellësit nga 4 punonjës për 1 mijë lidhje shkojnë 6 punonjës për 1 mijë lidhje, normalisht do falimentojnë. Problemet nuk derivojnë vetëm nga reforma, reforma duhet riparë, jam dakort. Cfarë duhet të bëjmë. Lidershipi politk ta ketë të qartë që detyrat që i vijnë bashkive, shërbimet janë në funksion të zhvillimit ekonomik lokal, detyra kërkon bashki nëse konfigurohen qe duhet të jenë njësi të zhvillimit ekonomik duhet të keni pikëppamje tjetër, bashki të kishte turizëm 12 muaj jo vetëm 3 muaj.

E pranojmë që motori ekonomik në Shqipëri me këtë nivel kapacitetesh është turizmi, po spostohen qytetarë drejt ultësirës perëndimore, duhet të krijojmë njësi atje ku po boshatisëen, kërkon një analizë shumë gjakftohtë e pa datë. Financat janë problemi kryesor, shërbimi me këtë nivel financiar se kryetarët e bashkive s’janë magjistarë, me këto financa është vendi më i vështirë, është pozicioni i punës sot për sot më i vështirë të jesh kryetar bashkie, përvec ndonjë agjende tjetër'- u shpreh Nurja.

komisioni per reformen territoriale fatlum nurja

Sondazh

Poll