Politike

Veliaj: Meta mund ta ketë zhdukur dosjen në bashkëpunim me Berishën! Dëshiron të fshehë të shkuarën si Sigurims

Madje shtoi më tej se dosjet mund të jenë zhdukur qëllimisht për të fshehur të kaluarën si bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit.

5 Shtator 2022, 23:47 Nga F.M
Veliaj: Meta mund ta ketë zhdukur dosjen në bashkëpunim me
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj

TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është pyetur këtë mbrëmje për dosjen politikanit të lartë me iniciale I.M në Sigurimin e Shtetit. I ftuar në “Top Talk”, Veliaj tha se shumë nga hallet që imponojnë mediat nuk janë në të vërtetë ato që shqetësojnë shqiptarët, por nuk la pa komentuar aludimet se I.M., mund të ketë kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Veliaj tha se në vitin 2015, Ilir Meta, u përpoq që të pengonte hapjen e dosjeve. Madje shtoi më tej se dosjet mund të jenë zhdukur qëllimisht për të fshehur të kaluarën si bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit.

“Shqiptarët në të vërtetë kanë halle të tjera, jo halle e spiune e dosjesh. 90% e shqiptarëve mund të shkojnë kudo. Sot kanë nisur mësimin shkollat private, unë pres hapjen e 12 shkollave të tjera. Hallet që merret 90% e mediave nuk janë hallet e Shqipërisë. Hallet e njerëzve nuk janë  ato që iu imponohet njerëzve. Ilir Meta ka qenë kryetar Kuvendi në 2015. Kërkesa e Ministrisë tone ishte se Shqipëria s’mund të krahasohej me Rusinë, per mos hapjen e dosjeve. Ne vendosem që të imitojmë procesin gjerman. Ky ishte motivi i kësaj përpjekje kur bashkë me Gentën, bëmë atë propozim. Ilir Meta na tha në atë kohë se propozimi eshte shumë i mirë, por mos keni probleme në PS? Kur ne flasim me kolegët tanë, na thonë se ish sekretari i partisë s’mund të ishte sigurims, pra PS kishte zero komplekse. Në atë moment, Ilir Meta sjell një pretendim tjetër dhe thote: nëse komisioni Bezhani dhe Mezini ka dhënë disa letra bakalli, që thotë se nuk keni dosje dhe s’je pjesë e Sigurimit edhe nëse nuk e gjen fare dosjen, atëherë mos të bëjmë një punë të dyfishtë. Unë e pranoj, isha i paditur në këtë fushë dhe thoja rëndësi ka të mos përsërisim punën. Por nga ai propozim ka lindur një anomali, ku Autoriteti thotë se letrat e bakallit janë dhënë pa e kërkuar dhe pa hapur fare dosjen. Por nevoja tregoi që dosjet e veta edhe nëse nuk gjendeshin ose nuk kërkoheshin, në dallim nga ligji Bezhani dhe Mezini, ku dosjet ishin në Ministrinë e Brendshme, me ligjin që ne kaluam në 2015, të gjitha dosjet u vunë në dispozicion të Autoritetit. Me të drejtë kryetarja e Komisionit vjen me një kërkesë dhe thotë filani, filani nuk i ka dosjet e zhdukura. Mund të kenë zhdukur dosjet e tyre për hir të një kompromisi politik. Por nëqoftëse unë jam spiuni Ilir Metaj dhe ndërkohë kam zhdukur dosjen time politike prej kësaj marrëveshje me Berishën, por nëse kam spiunuar, jam në dosjet e tyre. Kjo s’më bën imun që të mos shihet kontributi im në dosjet e secilit,”- tha Veliaj.

erion veliaj ilir meta

Sondazh

Poll