Bota

FOTO+ VIDEO/ Pensionisti ukrainas rrëzon avionin rus 70 milion dollarësh me pushkën e gjuetisë! Merr medalje heroizmi

Valeriy Fedorovych hapi zjarr kur avioni armik po fluturonte mbi Chernhiv, tha Shërbimi Kufitar i Ukrainës. Ai pretendon se e qëlloi avionin që fluturonte, dhe në pamje të qarkulluara më pas, shihej mjeti që binte drejt tokës.

5 Shtator 2022, 18:19 Nga e.k
FOTO+ VIDEO/ Pensionisti ukrainas rrëzon avionin rus 70 milion
Valeriy Fedorovych

UKRAINË- Një pensionist ukrainas raportohej sot se ka rrëzuar një gjuajtës rus Su-34 që kushton 70 milion dollarë me pushkën e tij të gjuetisë, duke bërë që mjeti i kushtueshëm ajror të binte drejt tokës në një spirale rrotullimesh.

Valeriy Fedorovych hapi zjarr kur avioni armik po fluturonte mbi Chernhiv, tha Shërbimi Kufitar i Ukrainës. Ai pretendon se e qëlloi avionin që fluturonte, dhe në pamje të qarkulluara më pas, shihej mjeti që binte drejt tokës.

Tashmë Shërbimi Kufitar Shtetëror ka nderuar pensionistin dhe ka përshëndetur 'heroizmin' e tij dhe i ka dhënë medalje. Në pamje të shpërndara nga agjencia shihej Fedorovych që ecte krenar me pushkën e tij mbi supe, mes qytetit thuajse të shkatërruar. 

Ai mori disa nga mbeturinat e avionit të 'shpërthyer' dhe e mban në garazhin e tij. Ai është një nga historitë e shumta të trimërisë së jashtëzakonshme nga civilët ukrainas përballë pushtimit barbar të Putinit.

FOTO+ VIDEO/ Pensionisti ukrainas rrëzon avionin rus 70 milion

Dy ditë më parë Ukraina ka shpallur një ofensivë ndaj zonave të kapura nga Rusia në lindje që ka sjellje të tjera vrasje te pergjekshme e humbje jete nga të dyja palët në rajonin e Donetsk.

lufta ne ukraine valeriy fedorovych

Sondazh

Poll