Bota

VIDEO/ Publikohet momenti, djali me të brendshme ndjek grabitësit në rrugët e Greqisë, njëri u rrëzua sa e pa

I riu vetëm me të brendshme e me duart e lidhura vrapon për të kapur personat që e grabitën.

5 Shtator 2022, 17:29 Nga F.M
VIDEO/ Publikohet momenti, djali me të brendshme ndjek grabitësit
I riu ndjek grabitësit

GREQI- Mediat greke kanë publikuar pamjet e momentit kur 19-vjeçari ka ndjekur pas personat që i grabitën shtëpinë, pasi atë dhe prindërit i lidhën dhe dhunuan. Në videon e kapur nga kamerat e sigurisë, shihet i riu që vetëm me të brendshme e me duart e lidhura vrapon për të kapur personat që e grabitën.

“Doja ta çoja gjënë deri në fund, nuk doja t’i lejoja asnjë hapësirë që të shpëtonin nga policia”, ka thënë 19-vjeçari për mediat greke.

Në momentin që një prej hajdutëve pa djalin e familjes që po e ndiqte, u rrëzua dhe pësoi një goditje në tru. Të dy grabitësit u vunë në pranga. Njëri ndodhet ende në spital. Ngjarja ndodhi ditën e shtunë, në Nafplion. Familja prej tre anëtarësh poi flinte gjumë në momentin që dy grabitësit u futën brenda, i lidhën dhe vodhën gjithçka që gjetën.

grabitje ne greqi greqi

Sondazh

Poll