Bota

FOTO/ Ana Brnabiç respekton marrëveshjen me Kosovën, mbulon flamurin serb te targat

Fotoja e mëposhtme e publikuar nga mediat e Kosovës, tregojnë makinën me të cilën udhëtoi Brnabiç, ku shihen qartë që shenjat serbe si flamuri dhe shkronjat janë mbuluara me strish të bardhë. 

5 Shtator 2022, 17:24 Nga I.A
FOTO/ Ana Brnabiç respekton marrëveshjen me Kosovën, mbulon
Makina e Brnabiç

KOSOVË- Kryeministrja serbe Ana Brnabiç në vizitën që ka bërë ditën e sotme në Kosovë si të gjithë shtetasit serb që tashmë kalojnë kufirin me Kosovën, ka mbuluar shenjat identifikuese serbe në targat e makinës. Fotoja e mëposhtme e publikuar nga mediat e Kosovës, tregojnë makinën me të cilën udhëtoi Brnabiç, ku shihen qartë që shenjat serbe si flamuri dhe shkronjat janë mbuluara me strish të bardhë. 

FOTO/ Ana Brnabiç respekton marrëveshjen me Kosovën, mbulon
Makina e Brnabiç

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç lajmëroi më 1 shtator vizitën e saj në veri të Kosovës me leje të autoriteteve të vendit. Brnabiç shoqërohet në takim nga drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Petar Petkoviç. Dhënia e lejes për vizitë bazohet në marrëveshjen lidhur me vizitat e ndërsjellta të përfaqësuesve politikë mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë.  Ndërkohë që serbët vijnë në Kosovë, zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, i shoqëruar nga ministrja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, vizitojnë Luginën e Preshevës.

ana brnabiç ne kosove

Sondazh

Poll