Bota

VIDEO/ Greva në Kosovë, sulmohet kreu i sindikatës së arsimi, Jashari: Nuk i përjashtoj raste të tilla

Rrahmanaj pas incidentit ka thënë se kanë ndërhyrë shokët e tij menjëhere duke bërë që çdo gjë të qetësohej.

5 Shtator 2022, 17:51 Nga I.A
VIDEO/ Greva në Kosovë, sulmohet kreu i sindikatës së
Pamje nga sherri

KOSOVË- Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj, është tentuar të sulmohej nga një person në shkollën “Ismail Qemaili” në Prishtinë. Gazeta Express shkruan se Jasharaj ishte në një takim me grevistët, kur filloi incidenti me një prind.

Rrahmanaj pas incidentit ka thënë se kanë ndërhyrë shokët e tij menjëhere duke bërë që çdo gjë të qetësohej. Gjithçka ka përfunduar më pas dhe personi në fjalë raportohet të jetë gjyshi i një nxënëse. Lidhur me tentim-sulmin ndaj tij, kreu i SBASHK ka thënë se ishte një tentativë për ta sulmuar atë.

“Ka patur një tentativ për sulm ndaj meje. Personi në fjalë ishte një prind. Nuk e përjashtoj që raste të tilla mund të kemi në vizitat e tjera në shkolla” ka thënë Jashari.

Greva ka nisur më 25 gusht dhe ka ardhur si pasojë e mos realizimit të kërkesave të SBASHK-ut nga Qeveria e Kosovës, në mesin e të cilave është edhe kërkesa për shtesën prej 100 euro për përballimin e inflacionit deri në Ligjin për Paga. Ndërsa ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci të mërkurën u ka kërkuar mësimdhënësve që të ndërpresin grevën ndërkohë që kryeministri Albin Kurti nuk ka patur asnjë reagim zyrtar.

 

rrahman jasharaj

Sondazh

Poll