Vranë 86 persona në Nisë, nis procesi gjyqësor për 8 njerëzit që ndihmuan terroristin të kryente makabritet
Foto ilustruese FRANCË- Në një gjykatë të posaçme franceze për terrorizmin sot filloi gjyqi ndaj tetë personave, ...
Duke komentuar kritikat e opozitës, por edhe të opinionit publik, lidhur me marrëveshjen me Bullgarinë, Kovaçevski tha se Maqedonia e Veriut nuk ka alternativë tjetër përveç BE-së, ku sipas tij, do të garantohen të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me gjuhën, identitetin dhe historinë.
SHKUP- Qeveria e Maqedonisë së Veriut beson se deri në vitin 2030 do të përfundojnë bisedimet për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Kështu deklaroi të hënën kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, pas vendimit të Qeverisë për formimin e ekipit që do të zhvillojë bisedimet me BE-në.
“Negociatat duhet të zhvillohen me një dinamikë të përshpejtuar dhe të mbyllen sa më shpejt. Përfundimi i negociatave deri në vitin 2030 është objektivi që i kemi vendosur vetes. Është reale dhe e arritshme, dhe jam shumë i bindur se në zgjerimin e ardhshëm të bllokut evropian do të përfshihet edhe Maqedonia e Veriut”, ka deklaruar Kovaçevski.
Duke komentuar kritikat e opozitës, por edhe të opinionit publik, lidhur me marrëveshjen me Bullgarinë, Kovaçevski tha se Maqedonia e Veriut nuk ka alternativë tjetër përveç BE-së, ku sipas tij, do të garantohen të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me gjuhën, identitetin dhe historinë.
Ndryshimet e Kushtetutës, me të cilat pakica bullgare në Maqedoninë e Veriut do të njihej si popull shtetformues, janë pjesë e dokumentit të njohur si “propozimi francez”. Ky propozim i ka hapur rrugë fillimit formal të negociatave të anëtarësimit midis Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, në muajin korrik.
“E ardhmja jonë është në BE. Për ne kjo nuk ka alternativë, prandaj është e nevojshme që të gjithë të japim mbështetje për t’u përfshirë, për të përfituar nga mundësia që kemi përpara, dhe për të ecur përpara me hapa të shpejtë dhe të sigurt drejt anëtarësimit të plotë në BE”, ka thënë Kovaçevski.
Ndërkohë, ambasadori i Çekisë në Shkup, Jurosllav Ludva, ka prezantuar të hënën në Kuvendin maqedonas, prioritetet e Presidencës çeke në BE, të cilat, sipas tij, kryesisht bazohen në sigurinë e bllokut evropian dhe partnerëve, bashkëpunimin me NATO-n, pavarësinë energjetike dhe unanimiteti për mbështetjen e Ballkanit Perëndimor.
Maqedonia e Veriut e ka fituar statusin e shtetit kandidat në vitin 2005, por për nisjen e bisedimeve ka pritur 17 vjet, për shkak të kontesteve të pazgjidhura me shtetet fqinje – fillimisht me Greqinë për çështjen e emrit, e tani me Bullgarinë për gjuhën dhe identitetin.
Marrë nga REL
Foto ilustruese FRANCË- Në një gjykatë të posaçme franceze për terrorizmin sot filloi gjyqi ndaj tetë personave, ...
Bojan Mariçiç SHKUP- Në mbledhjen e sotme të qeverisë së Maqedonisë së Veriut është miratuar ven...
Liz Truss BRITANI- Liz Truss është zyrtarisht kryeministrja e re e Britanisë pasi mori bekimin e konservatorëve. Në fjalë...
Miroslav Lajçak KOSOVË- I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Laj&cced...
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka zbuluar se 11...
Një ushtar rus jashtë centralit bërthamor UKRAINË- Blloku i fundit i reaktorit të punës në centralin bërthamor...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti iu përgjigj deklaratave të kryeministres serbe, e cila foli për sigur...
Reaktorët e centralit bërthamor të Zaporizhjës UKRAINË- Enerhoatom, që operon centralin bërthamor ukrainas të ...
Gazetari Alban Bogaj në “Shqipëria Live” TIRANË- Gazetari Alban Bogaj ka deklaruar se drejtori i Përgjithshëm i dor&eu...
Pamje nga takimi KOSOVË- Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, u shpreh se ka ardhur në Kosovë për të sjell mesaz...