Bota

"Ne jemi një familje e madhe konservatore", Sunak reagon pas humbjes përballë Liz Truss

Në një postim në Twitter Sunak falenderoi të gjithë mbështetësit në fushatë dhe theksoi se konservatorët do tv mbeten gjithmon familja e tij.

5 Shtator 2022, 14:53 Nga d.a.
"Ne jemi një familje e madhe konservatore", Sunak reagon pas
Sunak

BRITANI- Kandidati për udhëheqjen e partisë konservatore, i cili humbi përballë Liz Truss, ka reaguar pas shpalljes së rezultatit të votave.

Në një postim në Twitter Sunak falenderoi të gjithë mbështetësit në fushatë dhe theksoi se konservatorët do tv mbeten gjithmon familja e tij.

"Faleminderit të gjithëve që më votuan në këtë fushatë. Unë kam thënë gjatë gjithë kohës se konservatorët janë një familje. Është e drejtë që ne tani bashkohemi pas kryeministres së re, Liz Truss, ndërsa ajo drejton vendin në kohë të vështira."-tha Sunak.

Boris Johnson ka dhënë dorëheqjen si kryetar i partisë konservatore në Londër, njëkohësisht dhe si kryeministër i MB më 7 korrik. Vendimi erdhi pas presionit që pati nga kabineti qeveritar, ku afro 50 anëtarë të kabinetit, (ministra, zëvendësministra dhe ndihmës) dhanë dorëheqjen nga qeveria e Johnson brenda javës. Johnson fitoi votëbesimin nga partia e tij parlamentare në fillim të qershorit ku 41.2% të deputetëve të tij konservatorë votuan kundër. Nga 11 kandidatë në fillimi të garë në fund mbetën 2, Rishi Sunak dhe Lis Truss.

rishi sunak kryeministri i ri i britanise

Sondazh

Poll