Aktualitet

Motoçikleta përplaset kokë më kokë me makinën/ Humb jetën 17-vjeçari shqiptar në Greqi

17-vjeçari ka qenë duke udhëtuar me motoçikletë ndërsa është përplasur kokë më kokë me një automjet, që drejtohej nga I.X.

4 Shtator 2022, 22:49 Nga k.m.
Motoçikleta përplaset kokë më kokë me makinën/
Foto ilustruese

GREQI- Një i ri 17-vjeçar nga Shqipëria dhe banues në Oropou ka humbur jetën në një aksident të ndodhur dje, në rrugën Avlona-Skala Oropou. 17-vjeçari ka qenë duke udhëtuar me motoçikletë ndërsa është përplasur kokë më kokë me një automjet, që drejtohej nga I.X.

I riu shqiptar është dërguar në spital, por fatkeqësisht nuk ia ka dalë, ndërsa ka humbur jetën mëngjesin e sotëm.

Menjëherë në zonën përreth ka nisur kërkimi i Policisë Rrugore dhe më në fund autori është identifikuar dhe arrestuar dhe siç rezultoi ai ishte një 30-vjeçar nga Shqipëria dhe banues në zonën e Avlonës./ news247.gr

greqi

Sondazh

Poll