Bota

Sulmi me miell ndaj ministrit të Financave, nisin hetimet, Murati: Nuk jam lënduar

Policia ka njoftuar se Prokuroria do ndërmarrë masa ndaj: Nol Nushi, Zgjim Hyseni dhe disa aktivistë të PSD-së të cilët hodhën miell mbi ministrin.

4 Shtator 2022, 10:00 Nga A.B
Sulmi me miell ndaj ministrit të Financave, nisin hetimet, Murati: Nuk jam
Sulmi me miell

KOSOVË- Prokuroria e Kosovës do të nisë procedurat ligjore pas sulmit me miell që iu bë ditën e djeshme ministrit të Financave, Hekuran Muratit nga aktivistët e PSD-së. Policia ka njoftuar se Prokuroria do ndërmarrë masa ndaj: Nol Nushi, Zgjim Hyseni dhe disa aktivistë të PSD-së të cilët hodhën miell mbi ministrin, teksa ai ishte duke dalë nga një lokal në lagjen Dardania në Prishtinë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në gazeta të ndryshme dhe rrjete sociale ka qarkulluar një video ku shihen disa persona duke hedhur miell mbi një ministër të RKS-së. Lidhur me rastin njësitë policore kanë dalë në vendin ku ka ndodhë incidenti, është kontaktuar ministri, i cili ka njoftuar se nuk është lënduar. Është njoftuar prokurori i cili ka sugjeruar që të  bëhet shënim zyrtar, për procedura të mëtejme ligjore

hekuran murati kosove

Sondazh

Poll