Bota

Rezikojnë jetën për të shkuar me gomone në Angli, Autoritetet franceze shpëtojnë 190 emigrantë

Sipas autoriteteve franceze 190 emigrantë që përpiqeshin të kalonin Kanalin Anglez u shpëtuan të shtunën në disa operacione.

4 Shtator 2022, 09:56 Nga s.s
Rezikojnë jetën për të shkuar me gomone në Angli,
Emigrantët duke shkuar në Angli

FRANCË- Mijëra emigrantë po shkojnë drejt Anglisë vitet e fundit, mes të cilëve shumë shqiptarë. Shpesh ata vën dhe jetën në rrezik duke udhëtuar për javë të tëra, në kushte të vështira. Autoritetet franceze të portit raportuan se rreth 190 emigrantë që përpiqeshin të kalonin Kanalin Anglez u shpëtuan të shtunën në disa operacione.

Autoritetet raportuan se nga mbrëmja e së premtes deri ditën e shtunë, një varkë patrulluese e marinës franceze shpëtoi rreth gjashtëdhjetë emigrantë në brigjet e Zuidcot. Në një operacion të dytë në mëngjes, ata shpëtuan rreth 50 emigrantë të tjerë që ishin në rrezik në Em-de-Marc, gjiithashtu edhe anijet e mbytura u tërhoqën në portin e Calais, raporton thelocal.fr.

Gjithashtu, policia franceze shpëtoi 47 persona në brigjet e Lefrencook dhe i çoi në portin e Dunkirk. 29 të tjerë u shpëtuan gjatë ditës dhe u dërguan në Boulogne-sur-Mer. Në total, pothuajse 190 emigrantë u shpëtuan në më pak se 24 orë, bënë të ditur francezët. Pasi autoritetet vendosën masa drakoniane sigurie në tunelin e Manshit dhe portin e Calais, pikën e nisjes nga autoritetet franceze, gjithnjë e më shumë emigrantë po provojnë fatin e tyre me gomone për të kaluar në Angli, duke rrezikuar jetën.

Ministria e Brendshme franceze vlerësoi së fundmi se numri i emigrantëve që tentuan kalimin nga 1 qershori deri më 13 qershor arriti në 20 mijë. Një përqindje të madhe të emigrantëve që zgjedhin këtë rrugë për të kaluar Anglinë janë shqiptarë. Kohët e fundit mediat britanike kanë raportuar për të rinjtë shqiptarë që rrezikojnë jetën duke tentuar të kalojnë gomone pë të shkuar ilegal në Angli.

 

emigrant angli france ilegal

Sondazh

Poll