Bota

FOTO/ Nuk iu hap parashuta, vdes “Miss Canada”

Një 21-vjeçare influencuese e TikTok dhe mbretëresha e bukurisë “Miss Canada”, Tanya Pardazi, humbi jetën në një aksident të frikshëm me parashutë pasi parashuta e saj kryesore nuk u hap.

4 Shtator 2022, 08:14 Nga s.s
FOTO/ Nuk iu hap parashuta, vdes “Miss Canada”
Tanya Pardazi

SHBA- Një 21-vjeçare influencuese e TikTok dhe mbretëresha e bukurisë “Miss Canada”, Tanya Pardazi, humbi jetën në një aksident të frikshëm me parashutë pasi parashuta e saj kryesore nuk u hap.

FOTO/ Nuk iu hap parashuta, vdes “Miss Canada”
Tanya Pardazi

Pardazi, një studente filozofie në Universitetin e Torontos, kishte përfunduar një kurs me Skydive Toronto në Innisfil, vendosi të hidhej nga 4 mijë metra lartësi, por rezultoi fatale, raporton Daily Mail.

Pardazi, e cila arriti në gjysmëfinale të konkursit të bukurisë “Miss Teen Canada 2017”, u transportua menjëherë në spital ku u shpall e vdekur.

FOTO/ Nuk iu hap parashuta, vdes “Miss Canada”
Vendngjarja

“Tanya kishte një interes për çdo gjë që ishte e re dhe aventureske. Jeta ishte shumë e mërzitshme për të dhe ajo gjithmonë përpiqej të bënte diçka që kishte plot aventura. Ajo me të vërtetë jetoi çdo sekondë në maksimum. Sa herë që e shihnim, e dinim se ishim në një aventurë, sepse asaj nuk i pëlqente ta linte veten, apo njerëzit më të afërt të saj, të mërziteshin”, tha shoqja e saj Ozgoli.

 

miss parashute vdes 21 vjecarja shba

Sondazh

Poll