Bota

Greqi/ Ekzekutohet në mes të rrugës një person, policia gjen pranë viktimës 5 mijë euro

Identifikimin e viktimës e ka marrë përsipër Njësia e Vrasjeve të Sigurimit të Atikës.

4 Shtator 2022, 08:21 Nga A.B
Greqi/ Ekzekutohet në mes të rrugës një person, policia gjen
Policia

GREQI- Vritet me armë zjarri një person në rrugën Alkminis 107. Mediat greke raportojnë se ndaj viktimës është qëlluar disa herë, pasi në vendin e krimit janë gjetur gjithsej 15 gëzhoja.

Burri, ka marrë plagë në gjoks dhe në kokë. Pranë viktimës, i cili u qëllua në mes të rrugës, u gjet një celular dhe një shumë prej 5 mijë eurosh.

Mënyra e veprimit të ekzekutuesit bën që oficerët me përvojë të Vrasjeve të dyshojnë se bëhet fjalë për larje hesapesh.

Forca të forta policie kanë shkuar në vendngjarje, ndërsa identifikimin e viktimës e ka marrë përsipër Njësia e Vrasjeve të Sigurimit të Atikës.

Burimi: Cnn.gr

vrasje ne greqi greqi vritet nje person ne greqi

Sondazh

Poll