Bota

Al-Kaeda publikon videon e punonjësit të rrëmbyer të OKB-së

Al Kaeda ka publikuar një video ku shihet një punonjës i Kombeve të Bashkuara i rrëmbyer në Jemen, Azi Perëndimore, në muajin  në shkurt. OKB-ja kishte njoftuar në shkurt se pesë nga punëtorët e saj që ktheheshin në Aden pas një “misioni në terren” ishin rrëmbyer në provincën Abyan.

4 Shtator 2022, 08:51 Nga s.s
Al-Kaeda publikon videon e punonjësit të rrëmbyer të
Jemen

JEMEN- Al Kaeda ka publikuar një video ku shihet një punonjës i Kombeve të Bashkuara i rrëmbyer në Jemen, Azi Perëndimore, në muajin në shkurt. Kështu ka bërë të ditur instituti amerikan SITE, i specializuar në monitorimin e veprimtarisë së organizatave ekstremiste, kryesisht në internet. OKB-ja kishte njoftuar në shkurt se pesë nga punëtorët e saj që ktheheshin në Aden pas një “misioni në terren” ishin rrëmbyer në provincën Abyan.

Jemeni është goditur nga konflikti i armatosur që nga viti 2014 midis forcave qeveritare, të mbështetura nga një koalicion i udhëhequr nga Arabia Saudite fqinje, dhe rebelëve shiitë Houthi, të mbështetur nga Irani. Organizata të ndryshme të armatosura, veçanërisht Al-Kaeda, veprojnë gjithashtu në vend raporton english.alarabiya.net.

Në video, një burrë që thotë se emri i tij është Akam Sofiol Anam, dhe sipas SITE është “Drejtori i Sigurisë së Kombeve të Bashkuara” në Jemen, i lutet punëdhënësit të tij që të plotësojë kërkesat e grupit xhihadist, të cilat ende nuk dihen. Personi që mbahet peng thekson se jeta e tij dhe e kolegëve është në rrezik dhe shton se vuan nga “një problem shumë i rëndë shëndetësor që kërkon kujdes urgjent” .

 

okb azi perendimore jemen rrembim peng al kaeda

Sondazh

Poll