Bota

Barack Obama merr çmimin si rrëfyesi më i mirë në ceremoninë 'Emmy'

Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama, fitoi një çmim në ‘Emmy’ për rrëfimin e serialit dokumentar të Netflix "Parqet më të bukura kombëtare në botë".

4 Shtator 2022, 08:04 Nga s.s
Barack Obama merr çmimin si rrëfyesi më i mirë në
Barack Obama

SHBA- Akademia Amerikane e Televizionit ka njoftuar se ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama, fitoi një çmim në ‘Emmy’ për rrëfimin e serialit dokumentar të Netflix "Parqet më të bukura kombëtare në botë".

Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të bëhet më 13 shtator, por çmimet më të vogla njoftohen paraprakisht përpara ceremonisë së madhe, raporton Ansa.it.

Një tjetër president kishte marrë më parë një nga çmimet ‘Emmy’, siç është Dwight D. Eisenhower në 1956, por në rastin e tij ishte një çmim nderi. Përveç Obamës, të tjerë të nominuar për çmimin ‘Emmy’ në kategorinë e tregimtarëve ishin ish-ylli i NBA-së, Kareem Abdul-Jabbar ("Patriotët e zinj: heronjtë e luftës civile"), aktorja fituese e Oscarit Lupita Nyong'o ("Serengeti II) dhe veterani natyralisti David Attenborough ('Loja e çiftëzimit').

barack obama shba cmimet emmy kareem abdul-jabbar lupita nyong david attenborough

Sondazh

Poll