Bota

“Nëse zgjidhem kryeministre do veproj menjëherë”/ Liz Truss: Do masa për faturat e energjisë elektrike

Ajo ka bërë thirrje se qeveria të mbështesë familjet e varfra pasi faturat e energjisë elektrike janë parashikuar se do të rriten deri në 3,500 £ këtë dimër.

4 Shtator 2022, 07:49 Nga A.B
“Nëse zgjidhem kryeministre do veproj menjëherë”/ Liz
Liz Truss

BRITANI E MADHE- Sekretarja e Jashtme në Britaninë e Madhe, Liz Truss e cila është kandidate për postin e kryeministrit pas dorëheqjes së Boris Johnson ka deklaruar se është e gatshme të ndërmarrë vendime të vështira dhe të menjëhershme për faturat e energjisë elektrike javën e saj të parë të detyrë nëse shpallet fituese.

Ajo ka bërë thirrje se qeveria të mbështesë familjet e varfra pasi faturat e energjisë elektrike janë parashikuar se do të rriten deri në 3,500 £ këtë dimër.

Truss i tha Sunday Telegraph se këto janë muajt më të vështirë.

 “Unë e kuptoj sa sfiduese është kriza e kostos së jetesës për të gjithë. Këto janë kohë të vështira dhe muajt në vijim do të jenë edhe më të vështirë. Unë do të ndërmarr një veprim të menjëhershëm për të trajtuar krizën e kostos së jetesës familjet dhe bizneset duke ofruar një plan më të gjerë për të rimëkëmbur ekonominë tonë. Për ta bërë atë më elastike dhe më konkurruese”. Ajo shtoi se do të emëronte një komitet këshilltarësh ekonomikë për ta ndihmuyar atë dhe kancelarin e saj brenda javës së parë në detyrë. “Duhet të marrim vendime të vështira për t’u siguruar që nuk do jemi në këtë pozicion çdo vjeshtë dhe dimër”, theksoi ajo.

liz truss zgjedhjet ne britani

Sondazh

Poll