Bota

VIDEO/ Stuhia e pluhurit pushton Arizonën, 7 mijë persona pa energji elektrike

Dita e parë e alarmit të motit është shpallur për të premten pasi një stuhi masiv pluhuri vazhdoi nëpër Luginën Juglindore. Stuhia e pluhurit u formua në Casa Grande dhe u zhvendos në zonën e Chandler dhe Gilbert rreth orës 18:00 me orën lokale.

4 Shtator 2022, 07:30 Nga s.s
VIDEO/ Stuhia e pluhurit pushton Arizonën, 7 mijë persona pa energji
Stuhi pluhuri në Arizonë

ARIZONË- Dita e parë e alarmit të motit është shpallur për të premten pasi një stuhi masiv pluhuri vazhdoi nëpër Luginën Juglindore. Stuhia e pluhurit u formua në Casa Grande dhe u zhvendos në zonën e Chandler dhe Gilbert rreth orës 18:00 me orën lokale.

Një stuhi pluhuri 50 milje i gjerë ka përfshirë pjesë të Arizonës në SHBA, me mediat lokale të lajmeve që raportojnë se rreth 7 mijë prona kishin mbetur pa energji elektrike.

Meteorologët paralajmëruan për stuhi të forta për një pjesë të Luginës Lindore, duke përfshirë Chandler, Gilbert dhe Apache Junction. 

Stuhia e pluhurit, i njohur gjithashtu me emrin e tij arab haboob, ishte deri në 1,828 m në pikën e tij më të lartë dhe arrinte shpejtësi deri në 65 mph (104,6 km/h), raporton BBC.

Në luginë mund të ketë përsëri stuhi me orën lokale 23:00 duke përshirë shi, erëra të forta dhe rrufe. 

aizone stuhi pluhuri

Sondazh

Poll